Pse shtoni më shumë peshë në pjesën e barkut, si ta kontrolloni
Trupi i gruas ka një progres të ekuilibruar të progesteronit dhe estrogjenit gjatë gjithë periudhës së jetës. Dihet tashmë se rritja e estrogjenit ndikon në krijimin e masës së dhjamit.
Mjekët shprehen se tek vajzat sasia e të dy hormoneve është e barabartë. Por, nga mosha 35-vjeçare, niveli i të dy hormoneve zvogëlohet, gjë që në fund çon drejt menopauzës. Megjithatë, sasia e progesteronit zvogëlohet shpejt, gjë që shkakton formimin e masës së trashë dhjamore rreth stomakut.
Për këtë arsye, gratë duhet të kenë parasysh këto 3 këshilla:
– Darkën duhet ta konsumoni 3 orë para se të flini
– Zëvendësoni bukën e bardhë me të zezë
– Kufizoni ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara