Pse shefi i GP dhe një pjesë e deputetëve të LDK-së bojkotuan konferencën e Abdixhikut për Rugovën?

Pse shefi i GP dhe një pjesë e deputetëve të LDK-së bojkotuan konferencën e Abdixhikut për Rugovën?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe eksponentë të tjerë që morën pjesë gjatë ditës së sotme në konferencën e Ndërkombëtare “RUGOVA DHE PERËNDIMI”, e organizuar nga Lumir Abdixhiku për Ibrahim Rugovën është bërë shkak që një pjesë e deputetëvë të LDK ta bojkotojnë këtë organizim. E ata që refuzuan këtë konferencë janë figura kyçe në partinë e Abdixhikut, si shef i GP të LDK Arben Gashi, ish kryeministri Avdullah Hoti dhe deputetët Driton Selmanaj e Rrezarta Krasniqi e Armend Zemaj, shkruan Periskopi.

Qëndrimet e Edi Rames dhe partisë që drejton – Partia Socialiste ndaj presidentit historik të Kosovës në të kaluarën kanë bërë qe këta deputetë ta injorojnë konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Lumir Abdixhiku.

Krejt këto i ka mësuar Periskopi në orët e pasditës.

 “Nuk mund të flas për figurën e Ibrahim Rugovës kur dihen shumë qëndrimet e Edi Ramës dhe socialistëve ndaj Rugovës. Kush janë ata që sot vijnë dhe flasin për veprimtarinë politike të presidentit Rugova?”, ka thënë një burim i Periskopit.

Por këtu nuk përfundon gjithcka. Ky grup i deputetëvë të LDK është ‘pezmatuar’ edhe nga prania dhe fjalimi i Blendi Fevziut gjatë konferencës.

“Si mund të flas për Ibrahim Rugovën soji i Blendi Fevziut kur ‘botërisht’dihen qëndrimet e tij për Ibrahim Rugovën dhe LDK”, ka thënë një burim tjetër.

Edhe në fotogafitë e publikuara nga vet shefi i LDK-së  nuk shihen askund në foto deputetët, Arben Gashi dhe të tjerët.

Periskopi ka tentuar të flas me deputetët e lartpërmendur për të marrë një qëndrim për këtë, por asnjëri nga ta nuk kanë qenë të qasshëm në telefonat e tyre. / Periskopi/

Shpërndaje në: