Pse Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës?

Pse Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës?

Brukseli insiston që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën,përpara se të mund të hyjë në BE.
Deri më tani, 114 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Gjithsesi, Serbia lufton kundër përpjekjeve të Kosovës për të fituar një njohje më të madhe globale.
Ajo gjithashtu mbështet strukturat paralele në Veri të Kosovës, që minojnë sovranitetin  e Kosovës dhe nxisin trazira në mes të Serbëve të Kosovës.
Situata Kosovë-Serbi mund të zgjidhet me ndërmjetësim ndërkombëtar më efektiv. Diplomacia funksionon më mirë kur Evropa dhe SHBA-ja punojnë së bashku.

Deklaratat e fundit të Presidentit serb Aleksandar Vuciq, lënë vend për optimizëm.
Ai thirri popullit serb që “të ndalojnë duke futur kokën në rërë” për çështjen e Kosovës dhe të fillojnë një “dialog të brendshëm”. Ai u tha serbëve të bëhen realistë.

Një marrëveshje e madhe do të mund të kryente punë.
Përderisa normalizimi fillon duke adresuar shumë çështje dypalëshe, gjithçka vjen poshtë te njohja nga ana e Serbisë të Pavarësisë së Kosovës. Njohja do të çonte në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara . Kosova dhe Serbia do hynin në bisedime për anëtarësimin në BE, duke hyrë në BE në kohë të njëjtë.

Tashmë ekziston një kornizë e dialogut. Dialogu Kosovë-Serbi ka filluar në vitin 2011 nga BE.
Kosova dhe Serbia përfunduan marrëveshjet për çështjet teknike si liria e lëvizjes, menaxhimi integruar i kufirit dhe targat.
Megjithatë zbatimi ka qenë i pabarabartë.

Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 afiromoi një të ardhme evropiane për Kosovën dhe Serbinë.
Në rastin më të mirë, ka përparim të ç’rregullt në rrugën politike.
Marrëveshjet ekzistuese duhen të zbatohen.
BE duhet të ndalojë ndërmjetësimin nëse ndonjëra nga palët ankohet në angazhimet e saj.
Një mekanizëm zyrtar i monitorimit të BE-së do t’i raportojë shteteve anëtare ndërmjet Komitetit të Sigurisë Politike të Këshillit të BE-së.

BE duhet të kushtëzojë fondet e siguruara për Kosovën dhe Serbinë nëpërmjet programit të saj të “Ndihmës së Para-anëtarësimit”.
“Pa përparim, pa kapituj” do të ishte parimi udhëheqës që lidh dialogun e Kosovës me Serbinë me aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE.

Ndërmjetësuesit kanë nevojë për një lojë përfundimtare për diplomacinë e tyre.
Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, i cili shërbeu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara që nga viti 2005 deri më 2008, e dinte rezultatin e përpjekjeve të tij para se të marrë detyrën. Ndërmjetësve të sotëm u duhet qartësi strategjike dhe morale.

Një format i ri mund të nxiste negociatat. BE duhet të emërojë një peshë të rëndë ndërkombëtare si i dërguar i posaçëm.

Wolfgang Schauble, ministri i financave i Gjermanisë, ka ndikim dhe përvojë negociuese.

Ai do të ishte i vështirë në këtë rol.

Duke pasur parasysh përvojën e saj të përgjithshme dhe punën në Ballkan si sekretare e Shtetit të SHBA, Condoleezza Rice do të ishte ideale si përfaqësuese speciale e SHBA-ve.

Dialogu nuk mund të jetë i hapur. Ndërmjetësuesit duhet të caktojnë afatin prej 18 muajsh.

Ora do të fillojë të troket kur dialogu të përmirësohet dhe rifillohet.

Populli i Kosovës dhe Serbia duhet të mbahen të informuar.

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë mund të përfshijnë një “ekip të unitetit”, i përbërë nga partitë kryesore politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë. Ekziston një numër i madh  i çështjeve dypalëshe që duhet adresuar.

Janë rreth 1,500 persona të zhdukur nga lufta. Një Komision Rajonal për fakte rreth krimeve të luftës mund të ndihmojë në uljen e familjeve të viktimave. Rreth 200 miliardë dollarë në fondet e pensioneve të Kosovës dhe një fond privatizimi prej 600,000 dollarë u konfiskuan nga Serbia.

Nga ana tjetër, Serbia dëshiron të rimarrë vlerën e investimeve të saj në Kosovë.

Nevojitet një plan kompensimi. Kosova ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës për integrimin e serbëve të Kosovës, duke siguruar autonomi lokale për të rritur të drejtat e pakicave.

Shtetet e Bashkuara kanë interes për të ndërmjetësuar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është në vijën e frontit të luftës së re të ftohtë të Rusisë me Perëndimin. Moska ka transferuar armë të sofistikuara në Serbi, duke përfshirë avionët luftarakë MIG-29, tanke beteje T-72 dhe raketa sipërfaqësore ajrore BUK. Në dhjetor, një tren i përgatitur nga Rusia me mesazhin “Kosova është serbe”në 20 gjuhë u ndalua nga autoritetet e Kosovës në kufi. Lufta pasuese e fjalëve pothuajse u kthye në një konfrontim të dhunshëm.

Mungesa e progresit ka një ndikim negativ në Kosovë dhe Serbi.

Dështimi për t’u integruar plotësisht në sistemin ndërkombëtar minon ekonominë e Kosovës, e cila vuan nga papunësia prej 30 përqind dhe papunësia më e lartë e të rinjve. Mungesa e zhvillimit ekonomik ka nxitur një ekonomi nëntokësore.

Kriminaliteti, korrupsioni dhe nepotizmi janë të përhapura në rajon.

Mohimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës i ka bërë ata të zhgënjehen me Perëndimin.

Islami është në rritje. Shqiptarë të Kosovës iu bashkuan Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Me financimin nga Turqia, xhamia më e madhe në Ballkan është planifikuar për Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës.

Serbia është stigmatizuar nga praktikat e saj gjenocidale gjatë viteve 1990. Ajo mbetet një shtet i dështuar në kufirin, i kapur në mes të historisë së saj të errët, aspiratave evropiane dhe ndikimit të poshtër të Rusisë.

Mungon reforma ekonomike, Serbia është bërë një qendër për krimin e organizuar dhe të gjitha llojet e trafikimit.

Veriu i Kosovws drejtohet nga një bandë kriminale nën kontrollin e Beogradit. Një marrëdhënie e ndërsjellë simbiotike ekziston midis bandave në veriun e Kosovës dhe homologëve të tyre mafioz në Serbi dhe në rajon.

Serbia dëshiron të fitojë anëtarësimin në BE sapo të normalizoj marrëdhëniet me Kosovën.

A do të zgjidhë integrimi euroatlantik problemet e Serbisë me Kosovën? A mund Serbia të japë marrëveshjen e Rusisë për Kosovën që të bashkohet me Kombet e Bashkuara? A do të bllokojw Serbia anëtarësimin e Kosovës në BE sapo të bëhet anëtare e BE-së?

Globalistët në administratën Trump mund të arrijnë një sukses të politikës së jashtme duke u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi. Një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do të stabilizonte një rajon strategjik të rëndësishëm në Evropë, të riafirmojë rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe të nënvizojë rolin e domosdoshëm diplomatik të Uashingtonit.

 

David L. Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia.

Ai është autori i “Çlirimit të Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së” (MIT Press, 2012).

 

Shpërndaje në: