Pse qan pas seksit?
Seksi me partnerin supozohet t’ju bëjë të ndjeni shumë gjëra që përfshijnë: pasionin, qetësinë, ngrohtësinë, afrimitetin dhe ndjesi të tjera…pozitive.
Ndonjëherë, kur akti sapo ka mbaruar e gjeni veten mes lotësh dhe emocionesh negative. Pse?
Formalisht, kjo gjendje e quajtur “post-coital dysphoria” ose (trishtimi post-coital, PCD) i shkakton njerëzve trishtim, nervozizëm apo anth kur supozohet të jesh në gjendjen optimale të humorit.
Ekspertët kanë ngritur disa hipoteza rreth atyre që i quajnë “lotët e shtratit”, por asnjë prej tyre nuk tregon se problemi je ti.
E vërteta është se në fund të ditës jeta jote seksuale është e jotja dhe sigurisht që mund të qash, por disa njerëz do të donin të përqafoheshin në vend të kësaj, prandaj mësojeni njëherë e mirë ç’duhet të dini për të qarën pas seksit.
Para së gjithash, duhet të dini se ky fenomen i ndodh si grave ashtu dhe burrave pavarësisht se këta të fundit i përjetojnë ndryshe simptomat e PCD-së (duke qenë se burrat e lidhin seksin me fuqinë mashkullore dhe vitalitetin).
Ekspertët thonë se përgjithësisht njerëzit e përshkruajnë këtë ndjesi si “humbje në vetvete” dhe si “eksperiencë të turpshme”, që do të thotë se ndiheshin si jashtë trupit të tyre.
Jo gjithmonë këto ndjenja shoqërohen me lot, madje ndonjëherë mund ta gjeni veten duke qarë edhe pa pasur të tilla ndjesi.
E qara pas seksit nuk tregon se ty nuk të shijoi gjithë çfarë ndodhi, apo që seksi ishte i keq. Thjesht tregon që ti, ashtu si shumë njerëz të tjerë je e prekur nga fenomeni (që për ekspertët është ende mister) që shkon në të kundërt me atë çfarë historiskisht është besuar për eksperiencën e bukur të seksit.
Prandaj, asgjë për t’u shqetësuar.