Pse po fitojnë kopallat në epokën e post-vërtetës?

Pse po fitojnë kopallat në epokën e post-vërtetës?

Ne kemi hyrë në një moment të ri në bisedën publike dhe politike, një moment të cilin shumë ekspertë e kanë quajtur koha e ”post të vërtetës”. Preferoj të mendoj për të si koha e kopallave.

Mendoni, nëse mundeni, fenomenin Katie Hopkins. Hopkins është njëra nga artistet më kopallë (bullshit) të Britanisë. Këtë javë nxënësja e kësaj gare dhe provokuesja profesionale ishte rikthyer sërish në lajme lidhur me proklamimin në shoun e saj të famshëm në radio LBC se fjala ”racizëm” i ka humbur të gjitha kuptimet, që nuk është krejt e vërtetë,  por që ndjehet në masë të madhe nga njerëzit sikur të ishte e vërtetë, dhe kjo është ajo çfarë është me rëndësi. Hopkins mori çka deshi. Çfarë personalisht ajo ndjen rreth racizmit- apo për njerëzit të cilët s’janë as të bardhë ose të krishterë- është pa konsekuenca. Loja është çfarë ka rëndësi për të.

Nuk kam ide nëse Hopkins është raciste në zemër, dhe nuk ka rëndësi, sepse si shumë mashtrues të vëmendshëm, ajo bën një jetë duke thënë dhe bërë gjëra mizore që mund të kenë konsekuenca reale për njerëzit e zakonshëm. Në dhjetor 2016, ajo ishte e detyruar të kërkoj falje për akuzimin e pavërtetë ndaj familjes Mahmood, të cilët ishin ndaluar të vizitojnë Disneyland-in nga autoritetet amerikane, për shkak të një kolumneje nga qarqet ekstremiste në ‘Mail Online’. The Mail ishte e detyruar të paguante 150 mijë funta për dëmin që i kishte shkaktuar familjes, dhe Hopkins kishte tweetuar apologjinë e publikuar nga llogaria e saj.

Çka është kopalla dhe si ndryshon ajo nga gënjeshtra? Në përputhje me filozofin amerikan Harry. G. Frankfurt, dallimi kyq mes një gënjeshtari dhe një kopalle, është se gënjeshtari së paku ka njëfarë lidhje për të vërtetën. Gënjeshtari ka një ide të qartë për atë se çka është realiteti i situatës dhe kërkon që audienca e tij të besoj të kundërtën. Kopalla nuk kujdeset për të vërtetën në përgjithësi- ata kanë hequr dorë nga qytetaria e asaj çka administrata e Bushit në mënyrë të lavdishme e quajti ”realiteti i bazuar në komunitet”. Gënjeshtari dëshiron të fsheh të vërtetën. Kopalla, në të kundërtën, dëshiron të shkatërrojë tërë konceptin e të vërtetës, jo të mashtrojë, por të krijojë konfuzion, ngatërrojë dhe kontrollojë.

Kjo është çka njerëzit kuptojnë kur i referohen momentit tonë politik si kohë e ”post së vërtetës”. Nuk është krejt e njejtë sikur gënjeshtra, megjithësë të gënjyerit mund të përfshihet mirë. ”Post e vërteta” është afër me broçkullën, kopallën. Kjo është strategjia ”Hall of Mirrors’ e përsosur në Rusinë e Putinit, ku një eksplodim i lajmeve të pavërteta dhe disa shpërndarës e postues online të regjimit mbështesin jo thjesht duke shpërndarë propagandën e Kremlinit, por duke e bërë të të pamundur që qytetarët të besojnë tërësisht ndonjë gjë që lexojnë ose dëgjojnë. Kjo i bën ata të cënueshëm, duke u mbështetur në ide që thjesht ndjejnë se do të duhej të ishin të vërteta, pa lidhje me faktet objektive, të cilat bashkë me ekspertizën dhe të dëgjuarit, janë zhvlerësuar  tash sa kohë anembanë botës.

Kopalla nuk është thjesht një grumbull i gënjeshtrave, por një regjistër i plotë i të folurit. Kopalla është gjuhë e biznesit, e kjo gjuhë biznesi është në ngritje edhe si gjuhë e politikës. Por në biznes secili e di lojën. Secili i ulur rreth një tryeze e di se çdokush tjetër është duke e luajtur një lojë, duke provuar të largohet sa më shumë që është e mundur, dhe kjo e bën lojën fer, në mënyrën e saj. Në politikë, njerëzit nuk e dinë se po luajnë, dhe nëse ju jeni i involvuar në lojë dhe nuk e dini se po luani, shanset janë se ju jeni topi.

Vetë fjala “bullshit”  është e mundimshme. Është e pagdhendur, e keqe dhe vështirësisht amerikane. Gjithë këto cilësime i shkojnë fjalës “bullshit”. Ajo gjithashtu sugjeron një çiltërsi, një zbrazje të fëlliqur të parimeve të papërdorshme, por Frankfurt vëren se vetëm se është kopallë nuk do të thotë se nuk është menduar imtësisht. Përkundrazi, çka i bën disa kopallaxhinjtë kaq të suksesshëm, nga shitësit dhe tregtarët e PR-it (marrëdhënie me publikun), deri tek demagogët dhe liderët e kultit të ditës së fundit të botës, është aftësia e tyre të formësojnë saktësinë e tyre retorike tek skaji i jashtëm i asaj çka është shoqërisht e pranueshme, dhe pastaj riformëson atë ndërkohë që kufiri lëviz tutje drejt. Hopkins e ka mësuar mësimin e saj, por nuk është ajo që ishte e supozuar të mësoj. Kopallat janë pafundësisht më të rrezikshëm se sa racistët tuaj të zakonshëm.

Kopallat janë larg më kërcënues se besimtarët e vërtetë, sepse ata janë më të adaptueshëm. Ata thonë çfarëdo që është e nevojshme për të fituar çfardo qoftë ajo që duan, qoftë ajo fuqi, para, vëmendje apo të trija bashkë. Ata gjithashtu kanë më pak për të humbur. Një gënjeshtar i rangut të lartë mund të rrezikoj gjithçka nëse ai ose ajo zbulohet, por kopalla thjesht lëviz tutje në idenë ngjitëse që shket gjithandej përmes vakuumit të moralit vajtues prapa syve të tyre.

Katie Hopkins është kopallë. Donald Trump është kopallë. Nigel Farafe është kopallë.  Këta njerëz janë fytyra të kohës së ndryrësisë, një kohë që sfidon akuzat e hipokrizisë, sepse mashtrimi është i hapur dhe i paturpshëm. Kjo është pse Farage mund të fitojë referndumin duke apeluar te ‘punëtori i zakonshëm’ dhe ta përgëzoj vetën me një pritje të jashtëzakonshme në Ritz.

Gjëja rreth kopallës, ashtu siç termi vetë sugjeron, është se ajo është groteste dhe më pak e turpshme. Ekziston një higjenienë e caktuar për të gënjyer, pjesërisht sepse ata janë dukshëm më të fortë për t’u larguar. Kopalla, sidoqoftë, është papastërti. Ajo lidhet me çdo gjë, teksa bllokon kulturën me atmosferën mbytëse të shëndetit të sëmurë. Ka më pak turp në qenien e marrë nga një gënjeshtër e plotë.

Kopalla është e vështirë për analizë gramatikore, por ne duhet të gjithë ta nuhasim më mirë atë. E fundit, truku më i mirë në xhepin kuterbues të kopallës është projeksioni: të deklarosh se i tërë sistemi është i bankrotuar, se ata janë thjesht duke bërë një jetë të kalbur në botë të kalbur. Ky do të ishte momenti të jehojmë urtësinë e fëmijëve, të cilët janë në mënyrë unike të vështirë ndaj mashtrimit, të cilët mund të nuhasin ashpërsinë e mungesës së sinqeritetit rreth sheshit të mbushur të lojrave. Në kohën e kopallës dhe politikës së kalbur, shpesh është rasti se ai që e nuhat atë, e merr atë.

Përktheu: Arlind Manxhuka

Shkëputur nga revista “Newstatesman”

Shpërndaje në: