Pse pambuku dhe linoja konsiderohen si ‘luksi’ i verës? Arsyet pse duhet t’i keni në gardërobë
Ne na ndodh të gjithëve në verë të kërkojmë nëpër dollap një veshje të rehatshme, që ta mbajmë gjithë ditën veshur e të mos na bezdisë; të thithë djersën, të mos na shkakatojë kruajtje, të mos ndryshojë formën (zgjerohet, ngushtohet), të mos krijojë rrudha etj. Cili është materiali i parë që ju vjen në mendje për këtë? Natyrisht, pambuku! Dhe pas tij, edhe linoja.
Pse ekspertët, dermatologët dhe stilistët zgjedhin pikërisht këto lloj pëlhurash, të cilat, sidomos në verë, të krijojë një rehati absolute. Ka disa arsye.
Pambuku është natyral
Pambuku është një bimë e rritur nga toka. Fillon si një lule dhe piqet në një bohçe, e cila krijon pëlhurën e butë dhe të lehtë që njohim dhe që e duam. Duke qenë prodhim i natyrës, edhe lëkura jonë e dashuron dhe ndihet mjaft mirë me pambukun.
Pambuku nuk të krijon alergji
Pambuku është i butë, i lehtë dhe të krijon rehati. Etiketat e veshjeve që përmbajnë të paktën 60% pambuk konsiderohen të pasura me pambuk dhe kanë më pak të ngjarë të të shaktojnë kruajtje, irritim, të jenë të ngurta ose të ngjeshura pas trupit. Pambuku është i lirshëm dhe përshtatet më mirë se çdo pëlhurë tjetër pas trupit. Pambuku të mban të freskët nëse punën e keni jashtë në mjedis të hapur dhe në temperatura të larta.
Pambuku nuk mban erë të keqe
Jeni gjatë gjithë ditën jashtë, në temperatura të larta, djersini, apo edhe gatuani në shtëpi, ose edhe ulur rreth zjarrit në kamp, rrobat do të kundërmonin gjithfarëlloj erërash të ndryshme. Këto aroma kanë tendencë të ngjiten në poliester edhe pasi ta keni larë, por kjo nuk ndodh me pambukun. Kur lani pambukun, materiali lëshon substanca me erë më të lehtë se pëlhurat e tjera. Nuk ka asnjë material tjetër me erë më të këndshme se pambuku.
Pambuku ruan formën
Ka shumë materiale të tjera të cilat ne i ruajmë si sytë e ballit, sepse një gabim në larje na kushton shumë shtrenjtë. Materiali i tyre mund të zgjerohet apo ngushtohet. Sa më shumë material elastik të kenë një veshje, aq më të larta janë shanset që ajo ta ndryshojë formën dhe sa më shumë material pambuk, aq më rezistente do të jetë. Ruajini rrobat nga forma duke kërkuar më pak se 5% elastik në etiketën e tyre.
Ndërsa linoja është ai materiali që u përshtatet të gjithëve, e freskët dhe komode – që mund të vishet në çdo event, si gjatë ditës, edhe në darkë.
Pse të veshësh lino konsiderohet si luks?
Gjatë historisë linoja ka qenë e preferuara e atyre që kanë qenë në nivelet më të larta të pushtetit. Por për cilat arsye?
Është komode për çdo stinë
Linoja është ndër të rrallat materiale që ju mban ngrohtë në dimër dhe freskët në verë, pasi materiali lejon që ajri të qarkullojë lirshëm.
Linoja është jetëgjatë
Linoja është 30% më e trashë dhe më e fortë se pambuku, gjë që e bën atë shumë të qëndrueshme dhe kontribuon për jetëgjatësinë e veshjeve. Qëndrueshmëria e materialit e bën atë një investim të zgjuar dhe është arsyeja pse shumica e veshjeve të trashëguara në familje për breza janë lino.
Është antibakteriale
Linoja është e famshme për vetitë e saj antibakteriale. Thahet shumë më shpejt se pambuku nga lagështira dhe nuk lejon shumimin e baktereve.
Dhe për ata që shqetësohen për mjedisin, linoja është ekologjike
Ndërgjegjësimi në rritje i ndikimit negativ të njerëzve në mjedis, shtyn shumë prej nesh të zgjedhin produkte ekologjikë, të qëndrueshëm. Linoja është një nga pëlhurat më ekologjike! Kështu nëse nuk doni të ndotni ambientin, përdorni veshje lino.
E kuptuat çfarë duhet të zgjidhni? Shikoni mirë etiketat për pambukun dhe linonë. Sepse janë fibrat e tyre natyrale që ju falin qetësi dhe komoditet gjatë gjithë ditës.