Pse NUK ka shans të matesh me një Akrep, që ka lindur në Nëntor! (11 karakteristika)

Pse NUK ka shans të matesh me një Akrep, që ka lindur në Nëntor! (11 karakteristika)

Kanë shumë ide. Janë të vështirë për t’u kuptuar. Janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithmonë shohin përpara. Janë unikë dhe brilantë…

Kanë ide të jashtëzakonshme. Mund të bëhen mjekë shumë të zotë.

Janë dinamikë dhe me personalitet.

Janë të fshehtë, kureshtarë, por dinë se si t’i gërmojnë sekretet. Janë gjithmonë duke menduar.

Janë bujarë, shumë të duruar, por shpeshherë bëhen kokëfortë dhe të pashpirt.

Ehhhh, këta janë Akrep-ët dhe veçanërisht po flasim për ata të lindur në muajin Nëntor!

Pjesa më e madhe e të lindurve në muajin nëntor, janë ata që i përkasin shenjës së Akrepit.

Për ta ka shumë përcaktime, të mira dhe të këqija, por karakteristikat kryesore që i bëjnë ata të dallueshëm nga të tjerët, janë disa.

Nëse kanë vullnet, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të arritur atë që duan.

Asnjëherë nuk heqin dorë.

Vështirë të zemërohen, nëse nuk ndihen të provokuar.

U pëlqen shpeshherë të rrinë vetëm.

E motivojnë veten dhe nuk i vlerësojnë lavdet.

Janë të gjallë, dashurojnë fort, janë emotivë, por janë të pasigurt në marrëdhënie.

Janë romantikë të përbetuar.

Janë punëtorë dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur sekretet.

Shumë të besueshëm dhe gjithmonë në gjendje për të kontrolluar emocionet.

Janë të paparashikueshëm.

Ka edhe 11 karakteristika që nuk i dinit për të lindurit në Muajin Nëntor

1. Plutoni është planeti më intensiv i të lindurve në muajin nëntor, meqenëse pjesa më e madhe e tyre i përkasin shenjës së Akrepit.

Ata kanë të trashëguar një vullnet të fuqishëm, tërhiqen shumë nga e panjohura.

2. Profesionet që mund të bëjnë më mirë të lindurit e nëntorit janë: mjekësia, policia, metafizika, politika dhe gjithçka që ka lidhje me hetimet e përgjithshme.

3. Sipas Astrologjisë Hyjnore, tipari pozitiv i tyre njihet si “shqiponja”, ndërsa negativi është “hardhuca”.

4. Natyra e tyre është mjaft mistike, madje cilësohen si më të fshehtë se të gjitha shenjat e tjera të ujit.

5. Karakteristikë e të lindurve të nëntorit (kryesisht Akrepit) është ndjeshmëria dhe krenaria.

Ata e përdorin shigjetën helmuese gjithmonë kundër vetes, sepse nuk dorëzohen kurrë.

6. Shenja e tyre ka një fuqi absolute krijimi ose shkatërrimi, duke përfshirë edhe seksin.

7. Mesazhi është mjaft i qartë kur përfaqëson një të lindur në nëntor: Askush nuk ka shans të matet me komandën e Plutonit, që udhëheq Akrepin.

8. Të fortë, mistikë dhe shumë dominues.

Këto veti i bëjnë ata të kenë gjithmonë një mendje praktike dhe një intuitë të pagabueshme.

9. Të lindurit e nëntorit kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar dhe drejtuar në mënyrë konstruktive emocionet e thella, si dhe të përdorin aty ku duhet pushtetin e Plutonit për mirëqenien e shoqërisë – misioni unik i jetës së tyre.

10. Femrat e lindura në shenjën e Akrepit cilësohen nga Astrologjia Hyjnore si “la femme fatale”, sepse janë sensuale, klasike, intelektuale, shumë të rezervuara dhe super magnetike.

Për të arritur qëllimet e tyre, ato dinë të përdorin me mjeshtri fuqinë e brendshme seksuale dhe bukurinë fizike.

11. Megjithatë edhe pse njihet si një shenjë e fuqishme, Akrepi është shumë u dobët sa i përket çështjeve të zemrës.

Këtë të fundit, e kanë copë-copë nëse dashurojnë…

Sepse dinë të dashurojnë prej vërteti.

Si shumë rrallë njerëz e bëjnë!

Shpërndaje në: