Pse nuk duhet ta hidhni ujin e orizit?
Në Azinë e largët, uji i orizit është një nga produktet bazë për të patur bukuri natyrale.
Ai është i pasur me shumë vitamina dhe lëndë ushqyese të dobishme dhe për shëndetin në përgjithësi.
Orizi është i pasur me vitaminë B, acid folik, hekur, kalium, magnez dhe zink, të cilat i fiton gjatë zierjes.
Ka përmbajtje inositoli, një substancë komplekse që nxit zhvillimin e qelizave të reja dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
Mbron lëkurën nga veprimi i kushteve atmosferike i ftohti, i ngrohti, dielli etj.
Shërben si tonifikues i mrekullueshëm natyral i lëkurës.
Trajton problemet gastrointestinal si diarreja, përzierjet, të vjellat etj.
Nëse pini ujë orizi ai do të rregullojë natyralisht temperaturën e trupit.
I fal fytyrës shkëlqim dhe butësi.
Mund ta pini ujin e orizit përpara çdo vakti, siç është ose duke e karamelizuar me mjaltë ose kanellë.