Pse Noizy nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Stresit? Zbulohet “marrëveshja” e reperëve

Pse Noizy nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Stresit? Zbulohet “marrëveshja” e reperëve

Reperi, Arkimed Lushaj apo siç njihet me nofkën “Stresi” para pak ditësh ka festuar ditëlindjen. Ai ka organizuar një festë ku të ftuar ishin miqtë e tij si dhe personazhe të njohur, si Fero, Kozaku dhe Atdheu i “Për’Puthen”.

Gjithashtu, ai ka dhënë edhe një intervistë për “Prive”, ku ka folur për karrierën e tij si dhe jetën personale.

Jo vetëm kaq por reperi zbuloi edhe dhuratën që i ka bërë vetes. Ai ndër të tjera tha: “Nuk ndihem 35 vjeç. Këtu janë krejt shoqëria ime që jam rritur me ta, i kam respektuar. 112 mijë euro Audi S8 2020 prej vetes time”.

Mirëpo, ai u pyet edhe se përse Noizy nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së tij.

Por menjëherë ai zbuloi se çfarë marrëveshje ka bërë me Noizy-n.

“Para se të bëhej ditëlindja me Noizyn e kemi lënë që kur t’i bëjmë nga 10 milionë euro këngë kemi për të festuar. Ishte mendimi i tij. Ai po bën albumin, e përshëndes shumë, do jemi bashkë në koncerte, nuk e tregoj datën. Të gjitha kanë shkuar perfekt, kur t’i bëjmë nga 10 milionë euro dije se do jemi duke festuar të dy”, tha Stresi gjatë fjalës së tij.

Shpërndaje në: