Pse njerëzit kryesisht janë djathtakë
Njerëzit zakonisht nuk dakordohen për shumë gjëra, por ekziston një gjë për të cilën shumica dakordohen, dhe kjo është përgjigjja në pyetjen se cilën dorë e përdorin më shpesh.
Dora që përdoret për të shkruar, sigurisht do të përdoret edhe për ushqim, dhe shumica e njerëzve në botë, rreth 96 për qind, për këtë e përdorin dorën e djathtë.
Animi ndaj njërës apo anës tjetër fillon në tru. Dihet se hemisfera e majtë i kontrollon aktivitetet e djathta dhe anasjelltas, dhe kjo do të thotë se ana e majtë është përgjegjëse për anën e djathtë të trupit.
Disa pohojnë se ndarja neurologjike ka të bëjë me karakteristikat e kafshëve që kanë jetuar afër 500 milionë vjet më parë. Truri tek ato ka evoluar ashtu që ana e majtë është bërë përgjegjëse për gjërat rutinore, si kërkimi për ushqim, ndërsa ana e djathtë ka mbetur e lirë për zbulimin dhe reagimin ndaj sfidave në mjedis.
Kjo mund të shihet në lloje të ndryshme të peshkut, bretkosave dhe zogjëve të cilët shpesh e sulmojnë gjahun që e shohin me syrin e djathtë, dhe ekzistojnë edhe dëshmi të pjesshme që njerëzit ishin kryesisht djathtakë nga mënyrat se si i bënin veglat nga guri dy milionë vjet më parë.
Shkencëtarët supozojnë se hemisfera e majtë e trurit evoluon për gjuhën, dhe se shprehja e dorës së djathtë mund të intensifikohet vetëm si një efekt anësor.
Ata argumentojnë se djathtakët janë sigurisht vetëm rastësi e lojës dhe lidhjes së trurit. Megjithatë, ta dëshmosh këtë është e vështirë apo edhe e pamundur, meqë hulumtimet do të duhej të përfshinin edhe teste neurologjike të paraardhësve që kanë vdekur shumë kohë më parë.
Disa hulumtime madje tregojnë se majtakët më lehtë e marrin veten nga dëmtimi i trurit, si dhe që dora e majtë u jep avantazhin e befasisë në luftë, që do të thotë se mund të jenë më të mirë në artet marciale.
E vërteta është se askush nuk do ta zbulojë kurrë se cila ishte sekuenca e ngjarjeve që e bënë njeriun të mbështetet më shumë në anën e djathtë të trupit, respektivisht në anën e majtë të trurit. /Telegrafi/