Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?
Shkruan: Kreshnik Spahiu
E gjeni dot, ku ndryshon Fred Beleri i Greqisë, me Milan Radoiçiçin e Serbisë?
Kam tre ditë që dëgjoj me habi “patriotët” e Shqipërisë që ulurasin për sulmet e Serbisë, por që ulin brekët para Greqisë!
Patriotizmi në Shqipëri është paksa më i ndryshëm se në Kosovë.
Ndonëse ka disa të përbashkëta në disa pjesë të shoqërisë.
Le të themi në Shqipëri ka njerëz që duan Berishën më shumë se Shqipërinë, ashtu si në Kosovë ka njerëz që po kritikove Albin Kurtin, e barazojnë që: “ti nuk do Kosovën, nëse nuk do kryetarin.”
Pra e përbashkëta është që shqiptarët pjesërisht duan më shumë partinë sesa Kosovën dhe Shqipërinë.
Gjithësesi ka disa spacifika që shqiptarët e Shqipërisë mbeten larg ndjeshmërisë patriotike krahasuar me shqiptarët e Kosovës. Ndoshta komunizmi i bëri shqiptarët në Shqipëri “internacionalistë” dhe pushtimi në veri i bëri “nacionalistë”.
Për ta ilustruar po marr dy personazhe që kanë kërcënuar seriozosht me bandat e tyre integritetin territorial të Kosovës dhe Shqipërisë:
Milan Radoiçiç dhe Fredi Beleri respektivisht mbështeten nga Beogradi dhe Athina për pretendimet territoriale në veri të Kosovës dhe jug të Shqipërisë.
– të dy kanë marrë pjesë në sulme ushtarake respektivisht njëri kundër pavarësisë së Kosovës dhe tjetri kundër Shqipërisë,
– të dy janë të votuar nga minoriteti serb dhe grek,
– të dy kanë formacione politike në Kuvend,
– të dy financohen nga jashtë: nga Serbia dhe Greqia,
– të dy kanë qenë të dyshuar dhe hetuar për krime,
– të dy synojnë serbizimin e Kosovës dhe helenizimin e Shqipërisë,
– të dy kanë mbështetjen e kishës orthodose serbe dhe greke,
– të dy synojnë autonominë e komunave të banuara nga serbët dhe grekët në Kosovë dhe Shqipëri,
– Beleri u hetua për vrasjen e 3 ushtarve shqiptarë në kufi, ndërsa Radoiçiç për vrasjen e një polici shqiptar.
Ndryshimet me këto proçese janë turbulencat “patriotike” të ndryshme që ka Tirana nga Prishtina:
– Prishtina këtyre i futi plumbin, Shqipëria i futi për kryetar Bashkie.
– Në Kosovë s’gjen asnjë shqiptar të votojë Radoiçiçin, në Shqipëri mijëra militantë të Berishës dhe Metës e votuan Fredi Belerin si kryetar.
– Në Kosovë njerëzit e Radoiçiç janë shpallur organizatë terroriste, ndërsa në Shqipëri opozita e shpalli Fred Belerin hero dhe të burgosur politik.
– Në Kosovë opozita u bashkua me Albin Kurtin kundër Radoiçiç, në Shqipëri opozita bashkohet me Fred Belerin kundër Ramës.
Për të mos u zgjatur ndryshimi i patritove në Kosovë në dallim me Shqipërinë është ky.
Hashim Thaçi nga burgu doli pro Kasovës kundër Radoiçiçit të Serbisë.
Në Shqipëri, Berisha dhe Meta bëjnë aleancë me Belerin e Greqisë për rrëzimin e qeverisë së Shqipërisë.
E imagjinoni dot sikur opozita e Kosovës sot të rreshtohej pro bandës serbe të Radioçiç për ta rrëzuar Albin Kurtin?
Jo, nuk ndodh se ata e duan shtetin më shumë se pushtetin. Kundër Serbisë ata janë bashkë.
Ky është ndryshimi me spiunët e Shqipërisë.