Pse në javët në vazhdim seksi do të jetë i zjarrtë!

Pse në javët në vazhdim seksi do të jetë i zjarrtë!

Në rast se nuk e dinit, prapavija e parë e Mërkurit në 2020-ën do të nisë zyrtarisht më 16 shkurt dhe përveç ndikimi i tij do të ndihet edhe në jetën tuaj seksuale. Si?

Ndonëse Mërkuri nuk bën pjesë tek planetet e seksit, ai ndikon shumë në fushën e komunikimit. Kjo do të thotë që për të shmangur çdo zënkë të mundshme, flisni më pak dhe takohuni në shtrat!

Dashi

Do ta gjeni veten duke menduar për ish-at ose me shumë gjasa do të keni një ritakim të zjarrtë me ta. Nga të dy, në shtat do të dominoni ju!

Demi

Prapavija mund të ngatërroja paksa gjërat, por bëhuni gati të shpërtheni në shtrat. Do të ndiheni aventurierë këto kohë dhe shumë i/e hapur ndaj eksperiencave të reja. Edhe pse si shenjë Toke ju vlerësoni qëndrueshmërinë, do ta ndjeni veten paksa ndryshe këto ditë dhe do ta shijoni…

Binjakët

Prisni që jeta juaj seksuale të nxehet pas 16 shkurtit. Mos mendoni rreth asaj që thonë të tjerët kur vjen puna tek zgjedhjet tuaja seksuale. Lëreni ndrojtjen mënjanë dhe shijoni pasionin për të çliruar stresin që sjell prapavija.

Gaforrja

Mos ki frikë të kërkosh atë që do nga një partner. S’ka asnjë arsye për të marrë më pak nga çfarë dëshiron. Bëni mirë të shijoni flirtet rastësore.

Luani

Do të ndjesh dëshirën për të folur pistë në shtrat. Duket se është koha për t’ja bërë të qartë partnerit/es edhe fantazitë më të egra që ke. Mos harro që të flasësh për dëshirat është një lloj kujdesi për veten!

Virgjëresha

Do ndjesh energji në jetën tënde seksuale këto javë. Do të të duket paksa e vështirë për t’ja komunikuar partnerit dëshirat e tua sepse ke frikë nga reagimi, por bëje!

Peshorja

Prapavija duket sikur po ju merr frymën, prandaj fokusi kryesor duhet te jetë kujdesi për veten. Këshilla që duhet të ndiqni?! Në vend të një nate seksi me dikë të panjohur, qëndroni në shtëpi dhe flini gjumë. E dini mirë sa nevojë keni!

Akrepi

Romanca është në qendër të vëmendjes tënde këtë periudhë! Do të ndjesh dëshirën e brendshme për të folur rreth seksit dhe kënaqësive të shtratit me partnerin.

Shigjetari

Mërkuri në prapavijë mund ta bëjë jetën tënde personale paksa stresuese, por kjo s’do të ndikojë fare në humorin tënd për t’u kënaqur në krevat! Shmangi dramat dhe shijo momentin.

Bricjapi

Kur vjen puna për të plotësuar nevojat e shtratit ju ndiheni super energjik! Bëhuni gati sepse ky sezon, është shumë seksi për ju. Kujdesuni për partnerin tuaj dhe flisni me të në një mënyrë që të mos tingëllojë agresive.

Ujori

Ti ke mbledhur shumë tension seksual gjatë kësaj kohe dhe nuk je fare i sigurt për mënyrën si do ta shprehësh. Merr pak kohë për veten dhe planifiko një natë seksi vetëm me veten!

Peshqit

Mos u surprizoni nëse dikush nga grupi juaj shoqëror nis t’ju shohë ndryshe dhe ndez shkëndija seksuale mes jush. Rri i hapur ndaj romancave dhe mundësive të reja sepse këtë prapavijë, mund të ndodhin shumë!

Shpërndaje në: