Pse ndjehemi të lodhur gjatë gjithë kohës?
A e pyesni shpesh veten “Pse jam kaq i lodhur gjatë gjithë kohës?”
Nëse është kështu, ky artikull mund të jetë i duhuri për ju.
Lodhja mund të shkaktojë një serë problemesh. Për shembull, raportohet se një në 25 shoferë bien në gjumë gjatë vozitjes gjatë çdo muaji.
“Medical News Today” ka bërë një hulumtim rreth shkaktarëve të mundshëm që çojnë deri te lodhja, transmeton Klan Kosova. Më poshtë gjeni një listë të disa prej arsyeve më të zakonshme që shkaktojnë lodhje dhe atë që ju mund ta bëni për ta tejkaluar lodhjen.
Mungesa e gjumit
Është e natyrshme të ndiheni të lodhur nga pagjumësia. Sipas një hulumtimi, një në tre persona të rritur në Shtetet e Bashkuara nuk flenë mjaftueshëm.
Dieta e dobët
Mënyra më e lehtë për ta larguar lodhjen është të rregulloni dietën tuaj. Ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar mund të ndikoj pozitivisht në disponimin tuaj.
Mungesa e aktivitetit fizik
Në vend se të shtriheni në shtrat dhe të pushoni. Nganjëherë mënyra më e mirë për të larguar lodhjen është që të merreni me ndonjë aktivitet sportiv.
Stresi i tepërt
Shumë situata mund të shkaktojnë stres. Puna, problemet financiare, dashuria, marrëdhëniet në shtëpi, papunësia apo dëshpërimi. Është me rëndësi që të mësoni se si ta menaxhoni stresin.
Problemet me shëndet
Nëse jeni duke i praktikuar të gjitha pikat e lartcekura dhe prapë ndiheni të lodhur. Atëherë është mirë të konsultoheni me doktorin sepse ka mundësi që jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje.