Pse na skuqet dhe nxehet veshi papritur nganjëherë?

Pse na skuqet dhe nxehet veshi papritur nganjëherë?

Po çfarë e shkakton ndjenjën e nxehtë në vesh? Kur njëri vesh skuqet dhe nxehet, normalisht është shqetësuese dhe hutuese. A është diçka keq? A është e zakonshme? Në fakt, veshi i kuq dhe i nxehtë – që klasifikohet si veshi i nxehtë në prekje, veshi me ngjyrë të kuqe ose veshi me ndjenjë djegie – është i zakonshëm.

Përderisa ka shkaqe më serioze që mund të jenë duke e shkaktuar këtë, sindromi i veshit të kuq (RES) apo erthermalgia, më së shumti ndodh për shkak të këtyre faktorëve të përditshëm:

Emocionet: Njëjtë si skuqja në fytyrë, veshi i kuq është shpesh një reagim i trupit ndaj stresit ose emocioneve të tjera si nervoza, shqetësimi apo ankthi. Natyrisht, një vesh i kuq dhe i nxehtë nuk iu ndihmon këtyre ndjenjave stresuese.

Temperatura: Kjo mund të duket si një arsye e dukshme, por kur trupi po i përshtatet një ndryshimi të temperaturës – nga të nxehtë në të ftohtë ose anasjelltas – po e rregullon edhe qarkullimin e gjakut, që mund të shkaktojë që të dy veshët të skuqen dhe të nxehen.

Ndryshimet hormonale: Njëjtë si menopauza dhe ndryshimet e tjera hormonale, veshi mund të skuqet dhe të nxehet për shkak të tyre.

Infeksion: Ka gjasa që mund të keni edhe infeksion të veshit, por këtë do ta dinit me patjetër. Kjo pasi përveç ndjenjës së nxehtësisë dhe skuqjes së veshit, do të vërenit edhe simptoma të tjera, si dhimbje, probleme me dëgjim, kokëdhimbje etj.

Trajtimi

aloe vera

Trajtimi i veshit të kuq dhe të nxehtë varet nga rastet. Në shumicën e rasteve, trajtimi nuk është i nevojshëm. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, një person mund ta trajtojë skuqjen dhe djegien nga dielli me produkte si aloe vera. Rastet më serioze të veshëve të kuq, si infeksion bakterial i lëkurës, zakonisht kërkojnë trajtim mjekësor dhe antibiotikë.

Nëse ju ndodh skuqja dhe nxehja e veshit…

Për fat të mirë, një vesh i kuq dhe i nxehtë është thjeshtë një ndjenjë e përkohshme. Megjithatë, nëse ju ndodh shpesh dhe gjatë ose shoqërohet me simptoma të tjera si dhimbje, është mirë që të shkoni tek mjeku.

Shpërndaje në: