Pse myslimanët mbështesin Donald Trump

Pse myslimanët mbështesin Donald Trump

Këtë javë, presidenti Trump nënshkruar urdhra ekzekutive për ndërtimin e murit kufitar në një lëvizje gjithëpërfshirëse që po ashtu synon edhe “qytetet e shenjta”. Një tjetër urdhër ekzekutiv ka për qëllim të ndalojë emigracionin nga shtatë shtetet me shumicë myslimane, duke përfshirë Sirinë, e cila do të kufizohet nga pranimi i refugjatëve sirianë.

Disa do të argumentojnë se urdhri nuk shkon aq larg sa të përfshijë shtetet ku po fuqizohet terrorizmi si Republika Islamike e Pakistanit. Megjithatë, në mënyre strategjike kjo shënjestron   hendekun më të madh të sigurisë: Infiltrimin nëpërmjet Programit të Riintegrimit të Refugjatëve Amerikanë. Një program i drejtuar nga emocionet e të kaluarës, që ka dështuar të shikojë dy elementet kryesore:

Cfarë sjell për Amerikën ky lloj emigracioni?

Dhe së dyti, a  po arrijmë të shohim “pamjen e plotë”?

Pamja e plotë na thotë se gjendja e refugjatëve është një mjet për terroristët radikalë islamikë që infiltrohen lehtësisht mes viktimave të luftës. Emigracioni, deri në momentin që Trump dha urdhrin ekzekutiv, ishte ndoshta veprimi i verbër i sigurisë amerikane deri më sot.

Axhenda e sigurisë së Presidentit Trump  javën e parë është një veprim i mirëpritur nga myslimanët si brenda dhe jashtë vendit, shumë prej të cilëve kanë të njëjtat shqetësime për shkak të rritjes së ekstremizmit islamik si amerikanët.

Kur kam folur për këtë me një aktivist pakistanezo-amerikan, Ali Abbas Taxh, ai theksoi nevojën që administrata të nxiste më tej këto masa duke u fokusuar tek grupet themelore ekstremiste: Safaristët nga Lindja e Mesme dhe deo-banditët nga Azia Jugore. Fokusi në këto dy grupe do të ndihmojë administratën të shmangë përgjithësimin  nën flamurin e Islamit radikal.

Të lihesh mënjanë nga “vala e politikës” ose të sulmohesh direkt nga vetë ekstremistët është një shqetësim i përhapur tek shumë myslimanë të tjerë (por që rrallë e pranojnë publikisht). Shumë myslimanë amerikanë kuptojnë se po shkojnë drejt procesit të dëbimit nëse vendi nuk do të fillojë ta marrë seriozisht Islamin radikal.

Si Fatima për shembull, një grua myslimane nga Amerika e Jugut, që përshëndet sulmet kundër terrorizmit të brendshëm.

Në një shkëmbim mesazhesh me mua, Fatima besonte se “verifikimi ekstrem dhe rritja  e mbikëqyrjes së xhamive dhe monitorimi i financimit të xhamive dhe organizatave si “CAIR”, do të ndihmojnë për të frenuar ekstremistët dhe idetë ekstremiste”.

Dhe në mënyrë të përpiktë ajo shton: “Kjo administratë duhet të jetë në gjendje të luftojë ekstremizmin islamik pa përgojuar të gjithë myslimanët.”

Shaaz Mahboob nga Londra,  menaxhon faqen e Facebook-ut të “Myslimanëve Britanike për Demokraci Laike”.

Si një mbështetës i Trump, Mahboob është i bindur se presidenti Trump mund të lundrojë në fushën e minuar të islamit radikal, pjesërisht vetëm përmes aleancave strategjike me myslimanët pro-reformave.

Ai gjithashtu bën thirrje për përjashtimin e islamikëve nga biseda, një taktikë kjo e praktikuar nga administrata Obama në 8 vitet e fundit.

Islamikët, e ndihmuar nga administrata Obama, ishin në gjendje të përjashton totalisht myslimanët pro-reformave nga dialogu kombëtar.

Për Mahboob, është e thjeshtë: “Është koha për të luajtur me islamikët në lojën e tyre dhe t’i mundim ata duke i izoluar.”

Ka një rrymë jo shumë të dukshme myslimanësh që mbështetin presidentin e sapozgjedhur. Edhe ata myslimanë që nuk mundën të votojnë për Trump, por që janë të angazhuar me problemin e islamit radikal,  e ndjejnë se Presidenti Trump mund të veprojë si një megafon për zërin e tyre.

E fuqizuar nga një kabinet i kalibrit të lartë, administrata e re duhet të zgjerohet në politikën e imigracionit me goditje të njëpasnjëshme në objektivat e brendshme. Hapi i parë nga goditja e drejtpërdrejtë e problemit duke bashkëpunuar me aleatët myslimanë pro-reformave./Fox News, përshtati Syri.net/

Shpërndaje në: