Pse modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun: ‘S’mund të dal kundër besimit tim’

Pse modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun: ‘S’mund të dal kundër besimit tim’

Halima Aden, një nga modelet e para që mban veshjen tradicionale të grave islame, thotë se gjatë gjithë kësaj kohe është detyruar të kompromentojë besimet e saj fetare.

Aden, e cilia ka qenë modele për disa prej sfilatave më të njohura përfshirë atë të Yeezy, nga Kanye West, postoi një seri imazhesh në rrjetet sociale për të ilustruar kohët kur ajo “humbi kontaktin me atë që ishte dhe besonte”, nga fakti që nuk lutej më si më parë deri tek mbajtja e xhinseve mbi kokë si veshje hijab-i.

“E fajësoj veten vetëm sepse pashë më shumë për mundësitë që po më ofroheshin sesa për atë që do sakrifikoja”, shkroi ajo në story-t e Instagram.

Modelja ndau një foto të saj për fushatën e Rihannës, “Fenty Beauty”, dhe shkroi:

“Rihanna, më lër të mbaj perçen/ veshjen hijab, që solla për të vendosur. Kjo është vajza tek e cila dua të kthehem, tek Halima e vërtetë.”

Në një postim tjetër, Aden foli për ndjenjën që vjen nga të qenit “një minoritet brenda një minoriteti”, duke shtuar:

“Ajo për të cilën fajësoj industrinë është mungesa e grave stiliste myslimane”.

Sipas Aden, kjo bën që industria islame e modës të kuptohet shumë më pak.

“Përpiqesha shumë t’i justifikoja këto. Sikur ne kishim nevojë që këto firma të na përfaqësonin, kur është krejt e kundërta. Ata kanë nevojë për ne, jo anasjelltas. Por unë isha aq e dëshpëruar atëherë për çdolloj “përfaqësimi”, sa humba kontakt me atë që isha.”

Pse modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun:

“Ky nuk është as stili im. S’ka qenë kurrë. Pse i lejova të vendosnin xhinse mbi kokë, kur unë vishja gjithmonë funde dhe fustane të gjata.”

Pse modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun:

Vitin e kaluar ajo tha për “Observer” se veshja e saj islame ishte e panegociueshme në  kontratën e saj me agjensinë e modelimit IMG.

“Këtë e bëra jo sepse mendoja se njerëzit s’do më dëgjonin, por që ata ta dinin se çfarë i priste.”

Halima shtoi:

“Motrat e mia myslimane më shkruanin vazhdimisht dhe madje, edhe në fillim të karierës më thoshin “të ndaloja së veshuri si një grua e moshuar”, gjë që më bënte të mendoja se po bëja diçka gabim.

“Mbaj mend që doja të isha gruaja “seksi me veshjen islame” dhe kjo binte në kundërshtim me gjithë qëllimin e fesë.”

Aden mori famë në vitin 2016, pas pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë Miss USA, kur ra në sy të redaktorit të modës Carine Roitfeld.

Ajo më pas, nënshkroi konratën në agjensinë globale të modelimit IMG dhe bëri debutimin e saj në sfilatë, gjatë javës së modës në New York, ku sfiloi për Yeezy dhe Maxmara.

Pse modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun:

Ish-modelja ka shkaktuar debate, por ka patur edhe mbështetës, si modelja e parë me shami, që u bë pjesë në kopertinën e Sports Illustrated.
Pse modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun:

Shpërndaje në: