Pse kripa është e rrezikshme për foshnjat?
Ekspertët e shëndetit këshillojnë që të mos shtoni asnjëherë kripë në ushqimin e fëmijës tuaj, por a e keni menduar ndonjëherë pse? Ju personalisht a përfshini sasi të lartë kripe në ushqimet e fëmijës?
Pse sasia e lartë e kripës është e rrezikshme?
Trupi i njeriut ka nevojë për kripë që të funksionojë siç duhet. Por nevojat e një fëmije për kripë janë deri në 1 gram në ditë deri në moshën 1-vjeçare. Këto nevoja plotësohen nga qumështi i gjirit ose formula.
Veshkat e një fëmije nuk janë në gjendje të përpunojnë sasi më të madhe kripe se kaq. Shtimi i kripës do të çonte në dëmtim të rëndë të veshkave.
Ekzistojnë gjithashtu fakte se rritja e sasisë së kripës në fëmijëri, rrit shanset për të vuajtur nga hipertensioni më vonë.
Në vend që të shtoni kripë në ushqimin e foshnjës, provoni të shtoni përbërës aromatikë, të cilët japin shije, por janë edhe të ushqyeshëm si erëzat e ndryshme.
Kujdes!
Kur përgatisni formulën, lexoni me vëmendje sasinë që duhet të përdorni. Nëse është shumë e koncentruar, ajo përmban shumë kripë.
Kontrolloni etiketën e çdo produkti që blini për t’u siguruar sa kripë përmbajnë.