Pse krijohen gazrat dhe çfarë i ndodh trupit tuaj
Mos ngurroni dhe mos u ndjeni keq nqs keni gazra pasi deri në 20 herë në ditë është plotësisht normale. Kur numri rritet më shumë atëherë mund të filloni të shqetësoheni nqs diçka nuk shkon me shëndetin tuaj!
Çfarë janë gazrat?Ato janë një përzierje e ajrit që thithni gjatë kohës kur merrni frymë ose hani ushqim me gazin që prodhohet nga bakteret në zorrët tuaja. Këto të fundit krijojnë gazra për shkak se ka ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i tres mirë.
Gazrat me erë: Rreth 1% e gazit që prodhohet nga zorrët tona është me aromë te keqe. Ajo erë është zakonisht sulfit hidrogjeni, gaz i cili krijohet kur trupi i tret ushqimet të cilat përmbajnë sulfur. Shumë ushqime të shëndetshme prodhojnë gaz me përmbajtje të sulfurit kur treten. Ky gaz pastaj del nga trupi në formë të një gazi me erë. Gazrat me shumë erë! Nëse e gjeni vetën duke lëshuar gazra me erë aq të keqe saqë askush brenda dhomës nuk mund t’i duroj, atëherë kjo është një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor të brendshëm. Gazrat pa erë: Gazra të tilla janë rezultat i ajrit të tepërt në trup, dhe janë plotësisht normale dhe të shëndetshme.