Pse Kosova s’mbajti mbledhje me qeverinë shqiptare? – Përgjigjet Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një mbledhje tjetër me qeverinë e Shqipërisë.
Ai tha se tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë barazuar, pasi që sot u mbajt mbledhja e dytë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njësoj siç ka ndodhur me qeverinë e shtetit shqiptar brenda këtij mandati.
“Me Shqipërinë i kemi mbajtur dy mbledhje tashmë, jemi barazuar sepse mbajtëm të dytën edhe me Maqedoninë e Veriut. Jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që sa më parë të mbajmë edhe një mbledhje me Shqipërinë.
Përndryshe, 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi mbledhje të tretë këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se sa në të gjitha mandatet e mëhershme”, tha Kurti.