Pse kjo nënë refuzoi të korrigjonte shenjat e shtatzanisë në trupin e saj?

Pse kjo nënë refuzoi të korrigjonte shenjat e shtatzanisë në trupin e saj?

Nëse do të kishit mundësinë të hiqni shenjat që keni në bark pas lindjes a do e bënit? Desiree Fortin është nënë prej më shumë se 3 vjetësh dhe e ka pasur mundësinë të bëjë diçka të tillë. Ajo thotë se ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por si përfundim vendosi ta mbante barkun siç e kishte, me lëkurë të rrudhosur, me shenja, me strija, me plagë.

“Në një shfaqje televizive mu dha mundësia për të rikthyer barkun tim në formë të mirë. Ata më quanin kandidatja e përsorur, por të jem e sinqertë asnjëherë nuk jam ndjerë keq për këto shenja. Unë e refuzova dy herë mundësinë që mu dha dhe ndoqa zemrën. Shenjat që kam në bark janë prova e rrugëtimit tim për ta dashur trupin tim kështu siç është. Kjo nuk është diçka e lehtë, kam kaluar nëpër periudha të vështira dhe tani kam mësuar ta pranoj veten si jam.

Ja ku jam 3 vjet pas lindjes. Kaq shumë ndryshime në trupin tim më bëjnë të them me krenari dhe besim se sa i bukur është trupi im”.

Ajo i quan shenjat në barkun e saj “plagët e shpresës” dhe beson se janë udhërrëfyesi për udhëtimin e saj gjatë të cilit mësoi të dojë veten.

Ajo ka një mesazh për të gjitha nënat, duke thënë se trupat e secilës ndryshojnë për shkak të shtatzanisë, por nëna duhet të mësojë të dojë trupin e saj “të ri”./PërNënat

Shpërndaje në: