Pse ju ënjten këmbët gjatë verës?

Pse ju ënjten këmbët gjatë verës?

Ënjtja e këmbëve mund të ndodhë për shumë arsye, duke filluar nga ndonjë dëmtim i eshtrave deri tek ndonjë sëmundje serioze e muskujve apo eshtrave. Edema, është termi mjekësor për ënjtjen e këmbëve. Kjo gjendje përfshin paraqitjen e disa lëngjeve në inde të trupit. Edema zakonisht i prekë këmbët dhe duart, po nganjëherë paraqitet edhe në abdomen dhe fytyrë.

Ënjtja e këmbëve ndodhë edhe për shkak të ndonjë infeksioni, gjatë shtatzënisë, gjatë thyrjes së ndonjë ashti, koagulimi i gjakut apo ndonjë sëmundje të lidhur me arteriet.

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë shpesh na ndodhë të kthemi në shtëpi me këmbë të ënjtura. Kjo për shkak se bëhet zgjerimi i venave me qëllim të uljes së temperaturës së trupit. Gjatë këtij procesi lëngjet e trupit kalojnë përmes këtyre indeve të venave të zgjeruara dhe si shkak ju mund të keni këmbë të fryra. Disa metoda për parandalimin e ënjtjes janë: mbajtja e këmbëve në ujë të ftohtë dhe përdorimi i këpucëve të përshtatshme.

Shpërndaje në: