Pse Instagrami po fshin llogaritë e qindra porno-stareve

Pse Instagrami po fshin llogaritë e qindra porno-stareve

Qindra yje të pornografisë [pornostare] dhe të tjera punëtore të seksit e kanë pësuar nga Instagrami, pasi ky rrjet social iu ka fshirë llogaritë e tyre gjatë këtij viti.

“Mua duhet të më lejohet që ta bëj llogarinë time në Instagram si Sharon Stone-it, apo çdo profili tjetër të verifikuar, por realiteti është që nëse e bëj një gjë të tillë ata do të më fshijnë,” tha Alana Evans, presidente e Shoqërisë së Aktoreve të filmave për Të Rritur, dhe një prej zërave kryesorë në betejën për të qëndruar në platformën në fjalë.

Grupi i zonjës Evans ka mbledhur një listë prej mbi 1 mijë e 300 performuesve që pretendojnë se llogaritë e tyre janë fshirë nga moderuesit e Instagramit për thyerje të standardeve komunitare, pavarësisht që nuk kishin shfaqur asnjë fotografi nudo apo që kishte të bënte me seksin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

“Ata po bëjnë diskriminim kundër nesh sepse nuk iu pëlqen ajo që ne bëjmë për të jetuar,” tha znj.Evans.

Kjo fushatë bëri që të organizohej një takim me përfaqësuesit e Instagramit në muajin qershor. Gjatë verës, megjithatë takimet u ndalën dhe llogaritë në fjalë vazhduan të fshiheshin pa asnjë shpjegim.

Evans u prek shumë kur llogaria e pornostares Jessica Jaymes u fshi pas vdekjes së saj në muajin shtator.

Revolucioni teknologjik që ka transformuar industrinë e pornografisë ka hapur kanale të reja dhe iu ka mundësuar yjeve të pornos dhe punëtoreve të seksit që të operojnë të pavarura, duke përdorur sajte të kamerave, dhe shërbime tjera. Shumica prej tyre e përdorin Instagramin për ta promovuar veten dhe brendet e tyre.

Zëdhënësi i Facebook-ut, kompani që ka në pronësi edhe Instagramin, i tha BBC-së: “Me një komunitet global kaq divers, ne duhet të vendosim rregulla rreth nuditetit dhe joshjes seksuale që të sigurojmë se përmbajtja është e përshtatshme për secilin, veçanërisht për të rinjtë.” /Periskopi

Shpërndaje në: