Pse infeksionet e traktit urinar janë më të shpeshta gjatë verës
Me ardhjen e verës temperaturat ngrihen gjithnjë e më shumë, stili jetësor ndryshon dhe ne bëhemi më aktivë. Ditët i kalojmë në natyrë dhe gjëja e fundit që na duhet është një infeksion i traktit urinar.
Femrat janë në rrezik më të madh të zhvillimit të infeksioneve të traktit urinar, për çfarë duhet të jenë shumë më të kujdesshme. Gjatë verës, rreziku i shfaqjes së infeksionit të traktit urinar rritet në mënyrë të konsiderueshme për shkak të faktorëve të ndryshëm.
Dehidratimi
Dehidratimi krijon kushte perfekte për akumulimin e baktereve, të cilat më pas hyjnë në traktin urinar. Arsyeja kryesore është, sepse dehidratimi shkakton nevojë më të vogël për të urinuar, ndërsa urinimi ndihmon në largimin e baktereve.
Noti
Noti është një mënyrë e përsosur për t’u freskuar, por rrit rrezikun e infeksioneve të traktit urina. Këtë mund ta parandaloni duke mos qëndruar gjatë në kostumet e lagështa për larje, për shkak se ato nuk janë bërë nga materiali që ajroset.
Marrëdhëniet seksuale
Deri tek infeksionet e traktit urinar tek femrat mund të vijë shumë lehtë për shkak të seksit të pakujdesshëm, derisa studimet kanë treguar se përqindja e marrëdhënieve seksuale rritet në mënyrë të konsiderueshme gjatë verës.
Ekspertët theksojnë që pas seksit duhet gjithmonë të urinoni, sepse në këtë mënyrë do t’i shpëlani bakteret të cilat mund të jenë akumuluar.
Simptomat e infeksioneve të traktit urinar mund të jenë të ndryshme, por në qoftë se e vëreni shumicën e këtyre simptomave, gjithsesi konsultohuni me mjekun:
– Dhimbja dhe ndjenja e djegies gjatë urinimit
– Nevoja të shpeshta false për të urinuar
– Urina është e errët dhe ka erë të pakëndshme
– Dhimbje në njërën anë të shpinës apo nën brinjë
– Të përziera dhe të vjella.
/Telegrafi/