Pse i paragjykojmë myslimanët dhe Lindjen? (Video)
Akademiku i ditëve tona, Edward Said, zhvilloi konceptin e orientalizmin që të përshkruajmë se si evropianët e portretizojnë orientin si inferior, të pacivilizuar dhe në përgjithësi të çuditshme.
Por më e rëndësishmja, argumentonte Said, kjo njëherësh definonte Evropën si të kundërtën e orientit – superiore, të civilizuar dhe në përgjithësi të mrekullueshme, përkthen nga BBC, Periskopi.
Koncepti aktual ‘orient’ i referohet ngritjes së diellit në lindje dhe vjen nga fjala latine ‘oriens’. Kështu që mund ta mendojmë orientalizmin si lindje-izëm, apo si paragjykimin e Lindjes.
Orientalizmi atëherë, është një formë e “diturisë” [vëreni thonjëzat], që autorizon dhe justifikon vendosjen e pushtetit të Perëndimit mbi Lindjen.
Por, çka do të thotë kjo?
Orientalizmi vepron si një palë syze që e shtrembërojnë vizionin tuaj dhe i ekzagjerojnë dallimet fetare dhe kulturore. Me këto syze, bash gjithçka dhe bash çdokush duket tepër ekzotik dhe i çuditshëm apo edhe më keq, si fanatik dhe i rrezikshëm.
Gratë në Lindje të Mesme, për shembull, duket vetëm si ekzotike –vallëzuese me bel [belly dancer] – apo edhe e shtypur – ‘grua e mbuluar’ – pa asnjë nuancë ndërmjet.
Dhe në fillim të shekullit 20, mund të keni parë burra të portretizuar si romantik në mënyrë ekzotike apo tash së voni, si terrorist, fanatik e të çmendur, duke mos i marrë parasysh të gjithë njerëzit e rëndomtë.
Shumë arabë, myslimanë dhe aziatikë e përqafojnë këtë term kontrovers që të përshkruajnë këtë lloj unik të racizmit që e përjetojnë. Orientalizmi përmbledh, për shumicën, mënyrën se si kultura, religjioni dhe etniciteti i tyre, reduktohen në një paragjykim, duke i shkaktuar humanitetit të tyre që të mbikëqyrej dhe kulturës që të keqkuptohej.
A s’është kjo veç një formë tjetër e paragjykimit të tjetrit?
Po dhe jo.
Orientalizmi ka të bëj me një varg të gjerë marrëdhëniesh pushteti. Kur qeveria amerikane e shikon Lindjen e Mesme përmes syve orientaliste, kjo krijon politika me pasoja jashtëzakonisht të gjera. Nga lufta që bie mbi vende të tjera në imponimin e ndalesave të udhëtimit për grupe të tëra të njerëzve.
Ndoshta gjëja më dredharake e orientalizmit është që nuk ushqehet prej injorancës apo mungesës së dijes, por thjesht prej të kundërtës. Kjo historikisht është prodhuar si njohje nga ata në pozitat në pushtet, qoftë prej zyrtarëve në pushtet, figurave religjioze apo medieve.
Për shembull, kur presidenti amerikan Donald Trump deklaroi, “Mendoj se islami na urren neve, nuk mund të lejojmë që të vijnë njerëz në këtë vend [ShBA] që e kanë gjithë atë urrejtje për ne.”
Ai efektivisht i karakterizoi 1,6 miliard njerëz në mbarë botën si anti-amerikanë. Madje edhe sot, orientalizmi vazhdon sepse është aq i rrënjosur në mënyrën se si ne i shohim njerëzit dhe kulturat e tjera.
Bile edhe termi “Lindje e Mesme” konsiderohet të jetë orientalist, sepse e standardizon pikëshikimin perëndimor duke iu referuar Azisë Lindore dhe Afrikës Veriore si pjesë të mesme të Lindjes. Shumë nga dijet që lidhen me Lindjen e Mesme dhe pjesëve të Azisë ende prodhohet përmes këtyre syzeve reduktuese e shtrembëruese.
Ashtu si në shekujt 18 e 19, orientalizmi mbetet tepër i fuqishëm sepse formëson, jo vetëm mënyrën se si njerëzit e Perëndimit e shohin Lindjen, por po ashtu edhe mënyrën se si e shohin veten./Periskopi