Pse gratë shtiren sikur kalojnë në orgazëm
Pyesni kë të doni. Thuajse çdo grua është shtirur sikur ka kaluar në orgazëm të paktën një herë në jetë. Jemi të bindur që e ke bërë dhe ti, që po na lexon tani.
Por pse?
Të njëjtën pyetje pati dhe The Guardian dhe duke qenë se ata punojnë më shumë se ne, morën prononcimin e pesë grave mbi çështjen në fjalë.
Shelby, 28 vjeçe: Shtiresha sepse mendoja se ashtu duhej të merrte fund seksi. Ishte një mekanizëm përfundues. S’shtirem prej kohësh, por kur shtiresha e bëja sepse e dija që s’do ta arrija klimaksin dhe e kisha më të lehtë t’i jepja fund aktit.
Maddie, 49 vjeçe: Shtiresha prej shumë arsyesh. Ndonjëherë, ai ngjan aq i brishtë, të pyet orë e sekondë si ndihesh dhe të lë të kuptosh që s’ka për të ndaluar deri kur të prishesh. Mendoj se këta burra se përballojnë dot të vërtetën, prandaj shtirem. Gjithashtu, jam e martuar dhe tradhtoj burrin sepse s’jam e lumtur me të. Nuk kaloj dot më në orgazëm me të sepse nuk ndihem si më parë. S’do t’ia them kurrë që shtirem me të në shtrat sepse e di që do ta lëndonte shumë.
Anita, 51 vjeçe: Isha në një lidhje shumë të gjatë që s’më kënaqte seksualisht, me një burrë kontrollues. Ishte më e thjeshtë të shtiresha. Kam bërë sikur vetëm gjatë asaj periudhe të jetës dhe kurrë më.
Adaire, 26 vjeçe: Kur isha në fillim të të njëzetave, e kisha më të thjeshtë të bëja sikur. Nuk doja që partneri im të ndihej keq dhe prandaj shtiresha. Është më pak punë të aktrosh dhe t’i heqësh qafe. Disa burra kalojnë në mbrojtje dhe bëhen agresivë, sikur është puna e tyre të të shkaktojnë orgazma. S’më pëlqen aspak si sjellje, më duket e detyruar. Ndihem më e sigurt nëse shtirem sepse i vë unë rregullat.3
Lucy, 31 vjeçe: Në fillim, shtiresha sepse e kisha shumë të vështirë të kaloja në orgazëm, teksa shoqet e mia po kënaqeshin pa masë. Ndoshta edhe ato gënjenin, por mua më dukej sikur po dështoja dhe po ngelja pas. kishte shmë rëndësi për mua të isha seksi dhe e dëshirueshme. Pamundësia për të kaluar në orgazëm më bënte të dukesha puritane. Në një marrëdhënie, i thashë partnerit të vërtetën. Ai e ktheu në misionin e jetës të më bënte mua të kaloja në orgazëm. E mori personalisht. Ishte e gjitha për egon e tij dhe jo për mua. Prandaj u shtira sërish.