Pse gratë ngelin shtatzënë edhe kur përdorin kontraceptivë?

Pse gratë ngelin shtatzënë edhe kur përdorin kontraceptivë?

Gratë të cilat ngelin shtatzënë gjatë kohës sa janë duke përdorë kontraceptivë mund të kenë një variant gjenetik që thyen hormonet që kanë për qëllim parandalimin e ngjizjes, zbulon një studim i realizuar për herë të parë.

Ky studim është i pari që ka zbuluar se një gjen mund të ndërhyjë në parandalimin e shtatzënisë, ndoshta duke i dhënë një përgjigje misterit se pse një numër grash çdo vit ngelen shtatzënë edhe sa janë duke përdorë kontraceptivë.

Gjeni CYP3A7*1C, edhe pse aktiv në të gjitha fetuset, është i fikur në shumicën e të rriturve por tek një numër i vogël njerëzish qëndron ndezur.

Sipas publikimit ky gjen mund të filtrojë poshtë hormonet e emetuara nga mjetet për kontrollimin e shtatzënisë.

Për më tepër, ajo mund të shfaqet në testimin gjenetik.

Shpërndaje në: