Pse gratë edhe në epokën e feminizmit vazhdojnë t’i marrin mbiemrat e burrave kur martohen?

Pse gratë edhe në epokën e feminizmit vazhdojnë t’i marrin mbiemrat e burrave kur martohen?

Marrja e mbiemrit të burrit pas martesës doli nga një histori patriarkale. Por, pse atëherë shumë çifte të reja perëndimore ndjekin të njëjtën traditë? – pyet BBC, përkthen artikullin Perikopi.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e grave adaptojnë emrat e familjeve të burrave të tyre – sipas analizave më të mëdha të të dhënave të bëra në vitet e fundit, del se shifra shkon në 70 për qind. Për gratë britanike, shifra shkon gati në 90 për qind me shumicën prej tyre që janë në moshën e re, 18 deri në 30 vjeç.

Ani që këto shifra janë më të ulta se që ishin para një gjenerate, është e qartë se mbetet një normë e fortë kulturore në pjesë të mëdha të botës perëndimore, pavarësisht se sot jetojmë në një periudhë më të fortë individualiste dhe të ndërgjegjshme sa i përket sekseve dhe gjinive.

Megjithëse definicionet e feminizmit dallojnë, 68 për qind e grave nën 30 vjeçare e përshkruajnë veten si feministe në ShBA dhe rreth 60 për qind në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është tepër befasuese… (që shumë gra ende marrin mbiemrat e burrave) pasi kjo është një traditë patriarkale, nga ideja që gruaja, me martesë, bëhet pronë e burrit,” thotë Simon Duncan, profesor në Universitetin e Bradfordit. Ai e përshkruan traditën si të “ngulitur” në shumë prej vendeve anglisht-folëse, edhe pse koncepti i “pronësimit” të grave ishte hedhur poshtë para më shumë se një shekulli në Britani, dhe më nuk ka obligim ligjor që gratë të marrin emrat e burrave.

Edhe shumica e vendeve të Evropës Perëndimore e ndjekin të njëjtin model (përjashtime janë Spanja dhe Islanda, ku gratë kanë prirjen që të mbajnë mbiemrat e tyre edhe kur martohen, dhe Greqia, që e ka bërë kërkesë ligjore për gratë që rikthejnë mbiemrat e tyre për gjith ëjetën prej vitit 1983). Edhe në Norvegji, vend ky që rregullisht del në vendet e para sa i përket barazisë gjinore, shumica e grave të martuara ende i kanë mbiemrat e burrave.

“Pyetja që mbetet është… a është kjo një traditë e padëmshme, apo ka këtu ndonjë formë të kuptimit që rrjedh prej atyre kohëve e këndej?” pyet Duncani.

Traditat patriarkale

Duncan dhe ekipi i tij kanë identifikuar dy motive kryesore që e mbajnë këtë traditë patriarkale mes grave feministe.

E para është persistenca e fuqisë patriarkale (edhe nëse ajo është e qartë për çiftet apo jo). Dhe e dyta, ideali i “familjes së mirë” – sensi që të kesh mbiemrin e njëjtë si partneri simbolizon përkushtim, dhe që iu lidh juve me fëmijët tuaj potencialë si një njësi.

Disa çifte në mënyrë jokritike ek anë pranuar praktikën thjesht sepse ishte konvencionale, ndërsa të tjerët aktivisht e kanë përqafuar idenë e kalimit të mbiemrave të burrave.

Ekipi i tij gjeti se ndërrimi i mbiemrave nga gratë, jobefasisht, ishte i lidhur me mbijetesën e traditave të tjera patriarkale, të tilla si baballarët që japin nuset dhe burrat që duhet të propozojnë martesën. Këto elemente kanë, thotë ai, formuar pjesën e optimumit të “paketës martesore” për shumë çifte.

 

Shpërndaje në: