Pse gratë bëjnë më pak seks me kalimin e moshës

Pse gratë bëjnë më pak seks me kalimin e moshës

Frika nga dhimbjet gjatë seksit apo problemet në rrugët urinare janë arsyet kyçe pse gratë shmangin intimitetin me kalimin e viteve. Dy nga dhjetë gra që kanë kaluar menopauzën pohojnë se shmangin seksin sepse kanë frikë se do të kenë dhimbje, ndërsa një në dhjetë pohuan se kanë probleme me fshikëzën e urinës.

Nëpërmjet këtij studimi ekspertët zbuluan se rënia e aktivitetit seksual me kalimin e viteve vjen jo domosdoshmërisht sepse nuk janë të interesuara për seks, por në fakt problemi për një pjesë është kryesisht fizik.

Dhimbja gjatë seksit u raportua si problem nga 20% prej tyre, ndërsa 9% kishin probleme me fshikëzën urinare, që lidhen me frikën se mund të urinojnë në krevat apo mbase do t’ju duhet të ndërpresin aktin dhe të shkojnë në tualet.

Burimi: Daily Mail

Shpërndaje në: