Pse gjatë dimrit duhet t’i lani duart vetëm me ujë të vakët

Pse gjatë dimrit duhet t’i lani duart vetëm me ujë të vakët

Moti i ftohtë nuk është fort miqësor me lëkurën, sidomos me zonën e duarve. Megjithatë, nëse lëkura juaj është e thatë dhe duket si me luspa, gjasat janë që ta keni vetë fajin. Si kështu?

Gjatë dimrit, njerëzit priren që t’i lajnë duart me ujë të ngrohtë, për të mos thënë të nxehtë. Por uji i nxehtë ka aftësinë të largojë vajrat natyralë dhe lipidet e lëkurës suaj. Një gjë e tillë sjell çarje, kruarje dhe tharje të lëkurës.

Kjo është arsyeja që dermatologët këshillojnë që gjatë dimrit, por edhe në stinët e tjera, t’i lani duart dhe fytyrën me ujë të vakët.

Pse gjatë dimrit duhet t’i lani duart vetëm me ujë të

Nëse mendoni se uji i nxehtë do të ndihmojë më shumë në heqjen e baktereve dhe viruseve, në fakt gaboheni sepse nuk ka ndonjë provë që uji i nxehtë është më efektiv në mbrojtjen ndaj këtyre mikroorganizave.

Kështu pra, rutina e kujdesit të duarve gjatë dimrit duhet të përfshijë:

1 – larës të butë
2 – ujë të vakët
3 – hidratues

Shpërndaje në: