Pse fytyra duhet larë për të paktën 60 sekonda
Jo gjithmonë, që një fytyrë të shkëlqejë ka nevojë për produkte super të kushtueshme. Si për çdo gjë tjetër, edhe për një lëkurë të pastër ka një mënyrë të thjeshtë që kërkon vetëm përqëndrim. E keni vënë re sa kohë shpenzoni për ta larë?
Nëse doni rezultate të shpejta, kushtojini pak më shumë rëndësi kohës për larjen e saj.
1. Mund ta keni larë fytyrën për një kohë fare të shkurtër
15 sekonda për të larë fytyrën dhe zonën e qafës janë shumë pak. Që lëkura të pastrohet plotësisht duhet minimumi ta lani për 1 minutë.
Gjatë ditës, grumbullohen shumë baktere në fytyrë dhe bashkë me grimin bëjnë që poret të bllokohen edhe më. Duke e larë për një kohë të gjatë, përbërësit e fytyrës nisin të funksionojnë sërish, duke hequr gjithë papastërtitë prej saj. Kjo përkthehet në lëkurë më të buutë dhe më me shkëlqim.
2. Duke e larë për 60 sekonda çdo zonë e fytyrës pastrohet edhe më mirë
Larja 60 sekondëshe është e vlefshme, veçanërisht për poret. Duke e larë me kujdes, ju hiqni gjithë yndyrnën që shkakton pika të zeza apo akne.
3. Mënyra se si e lani ka gjithashtu shumë rëndësi
Sipas estetistëve, gjatë këtij procesi duhen përdorur vetëm gishtat tuaj. Mos përdorni peshqirë, sfungjerë apo sende të tjera, por në vend të tyre masazhojeni me duar. Duke bërë këtë do të përmirësoni qarkullimin, që gjithashtu ndikon pozitivisht në fytyrën tuaj, duke reduktuar rudhat.
4. 60 sekonda ju mjaftojnë edhe për ta relaksuar!
Merreni me qetësi dhe imagjinojeni si një proces shlodhës. Mos harroni të masazhoni zonën rreth syve, hundës, ballit dhe qafës.