Pse femrat ndihen më mirë nëse ndalojnë së veshuri sutjena

Pse femrat ndihen më mirë nëse ndalojnë së veshuri sutjena

Nga shkaktimi që gjokset të bëhen të varura, acarimi i lëkurës e deri te çmimi i shtrenjtë që din ta kenë, sutjenat nuk janë edhe aq të padëmshme sa duken.

Të gjitha llojet e sutjenave shkaktojnë nivele të ndryshme të parehatisë.

Normat shoqërore dhe shprehitë na nxisin që të veshim sutjena çdo ditë, por ndonjëherë rregullat mund të thyhen nëse vihet në pyetje rehatia juaj.

Më poshtë i keni disa gjëra që ndodhin kur ndaloni së veshuri sutjena.

Nuk do të djersiteni më nën gjokse

Ditët e nxehta janë të mira derisa të filloni të mos ndiheni rehat për shkak të djersitjes në pjesën e poshtme të gjokseve.

Në këtë rast, sutjenat vetëm mund ta keqësojnë gjendjen sepse e fërkojnë lagështinë e padëshiruar në lëkurë.

Pastrimi i lëkurës

Duke lejuar akumulimin e djersitjes dhe ndyrësirave nën sutjena, ju jeni më të rrezikuar nga infeksionet dhe aknet.

Kjo është shumë e rëndësishme gjatë periudhës së verës kur djersiteni më shumë se zakonisht.

Mos veshja e sutjenave e ndihmon formën natyrale të gjokseve

Pavarësisht se sutjenat i mbështesin gjinjtë, ato nuk luajnë rol në periudhë afatgjate.

Realisht, sutjenat janë ato të cilat ndikojnë që gjokset të bëhen të varura.

Gjokseve nuk u duhet mohuar graviteti.

Jeni rehat tërë ditën

Shumica e femrave e dinë kënaqësinë e heqjes së sutjenave pas një dite të gjatë.

Menjëherë pasi ta bëni këtë, një ndjenjë e ëmbël e lirisë pason.

Shpërndaje në: