Pse është më mirë të shmangni kafenë gjatë ditëve të ftohta

Pse është më mirë të shmangni kafenë gjatë ditëve të ftohta

Pijet e nxehta duken si mënyra më e mirë për ngrohje në këto ditë të ftohta. Megjithatë, ju keni mundur ta vëreni se nxehtësia që vjen nga to zhduket së shpejti.

Kafeja nuk është zgjidhja e duhur për ditët më të ftohta.

Ata që e duan kafenë janë të vetëdijshëm për të mirat kyçe të saj. Kafeja stimulon aktivitetin e trurit si dhe ndihmon në përmirësimin e metabolizimit.

Kafeja është një agjent natyral që shton nevojën për urinim, që nënkupton se përdorimi i vazhdueshëm i saj mund të shtojë nevojën për urinimin. Kjo ndikon jo vetëm në dehidratim më të shpejtë, mirëpo po ashtu në uljen e temperaturës së trupit, pasiqë urina është shumë më e ngrohtë se trupi.

Kjo nuk do të thotë që duhet ta braktisni kafenë tërësisht, mirëpo ditëve të ftohta zëvendësojeni atë me çokolatë të nxehtë.

Shpërndaje në: