Pse është e vështirë të prodhosh një telefon me ekran që paloset?

Pse është e vështirë të prodhosh një telefon me ekran që paloset?

Samsung dhe Huawei përdorin një ekran mbrojtës përbërë nga polimerë plastikë. Këta polimerë janë aq fleksibël saqë lejojnë palosjen e ekraneve por jo aq rezistentë sa xhami dhe mund të gërvishten lehtësisht.

Prodhuesit e smartfonëve kanë nevojë për diçka që mund të tronditë tregun dhe ti bëjë shumë të besojnë se telefonët me palosje janë e ardhmja.

Ndryshimet e vogla si përditësimet harduerike kanë dështuar të gjenerojnë mjaftueshëm interes siç ka ndodhur me të kaluarën çka ka bërë që shitjet e kompanive si Apple dhe Samsung të ngecin në vend.

Kështu disa prodhues të njohur të smartfonëve kanë filluar të krijojnë telefonë luksozë me palosje më të avancuar sesa paraardhësit e tyre me kapakë. Këta telefonë mund të hapen në tabletë.

Por të shndërrosh një ekran me palosje nga koncept në një pajisje që punon me të vërtetë ka provuar të jetë një sfidë inxhinierike më vete.

Samsung filloi i pari me telefonin Galaxy Fold që kushtonte 2,000 dollarë. Disa raporterë që patën akses të parët në këto telefonë zbuluan se boshti kishte probleme dhe ekrani thyhej pasi kishin hequr një xham mbrojtës.

Samsung u përgjigj duke shtyrë debutimin e parashikua rnë Prill për një afat të pacaktuar. Huawei Mate X, telefoni tjetër me çmim të kripur dhe ekran me palosje do të debutojë jo më parë se muaji Shtator.

Nga ana tjetër Apple ka aplikuar për disa patenta për telefonët me palosje por ende është larg prezantimit të një pajisje.

Një analist i Creative Strategies, Ben Bajarin, tha ekranet me palosje krijojnë probleme me vete shkencore të materialit të tij. Së pari duhen krijuar dioda të emëtimit të dritës të cilët lejojnë përthyrjen e pikselëve pa u degraduar dhe krijimin e një boshti i cili nuk dëmton ekranin.

Gjithashtu shtrohet pyetja sesi do të vendoset bateria në të, nëse do të paloset me ekranin apo jo. Por sfida e vërtetë është ekrani.

Samsung dhe Huawei përdorin një ekran mbrojtës përbërë nga polimerë plastikë. Këta polimerë janë aq fleksibël saqë lejojnë palosjen e ekraneve por jo aq rezistentë sa xhami dhe mund të gërvishten lehtësisht.

Edhe plastika mund të krijojë rrudhje dhe të deformohet pa u thyer. Polimerët prej plastike janë shansin i vetëm që ka ngelur për prodhimin e telefonëve me palosje në një periudhë afatshkurtër por e ardhmja mbetet xhami.

Xhami mund të deformohet vetëm në temperatura më të larta sesa 600 gradë. “Kombinimi i xhamit super të hollë, më i hollë se fija e një floku, dhe fuqia e lartë bënte të mundur që ai të përkulet pa asnjë dëm,” sipas profesorit të Shkencës së Xhami pranë Universitetit Alfred.

“Nuk do të paloset sikur të ishte një monedhë prej letre, por mund të paloset rreth një shufre prej metali dhe të shkojë përsëri në gjendje të rrafshët pa shkaktuar asnjë gërvishtje.

Smartfonët përbëhen prej xhami i cili është shumë i fortë dhe fleksibël. Problemi është se nuk është aq fleksibël sa të paloset sipas LaCourse.

Ai parashikon që një pajisje me ekran me palosje të përbëhet prej xhami mund të bëhet realitet në dy vitet e ardhshme.

Ekrani ideal me palosje duhet të jetë mjaftueshëm i trashë për të qenë i fortë por mjaftueshëm i hollë për të qenë fleksibël pa përdorur forcë. “Sa më i trashë xhami aq më e madhe forca për ta përkulur,” tha LaCourse.

Corning, një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të xhamave të smartfonëve, krijon dhe prodhon Gorilla Glass i cili përdoret nga disa prodhues smartfonësh përfshirë Apple.

Një zëdhënësi i kompanisë konfirmoi se po punojnë për të krijuar një xham të hollë por rezistent që mund të përdoret tek telefonët me ekrane me palosje. Kompania tha se ka pasur sukses me testimet.

“Zhvillimi i një xhami që mund të paloset qindra mijëra herë pa u dëmtuar apo duke e ruajtur aftësinë për tu shtrirë i rrafshët, është pranë një realiteti” sipas Corning.

Corning është përgjegjës për disa inovacione si xham super i hollë por i fuqishëm, super i hollë dhe fleksibël. “Teknologjia po shkon drejt niveleve të reja por ende ka limite,” tha LaCourse.

Por edhe xhami më i hollë nuk mund të paloset si një monedhë prej letre megjithëse ka avantazh kundrejt plastikës. LaCourse tha se edhe Gorilla Glass ka kufizime sepse mund të krijojë gërvishtje në sipërfaqe.

Gjenerata e parë e telefonëve me ekrane me palosje mund të jenë duke ardhur, por ata janë shumë larg perfeksionit.

 

Shpërndaje në: