Pse edhe burrat kanë filluar të lyejnë thonjtë

Pse edhe burrat kanë filluar të lyejnë thonjtë

Moda dhe trendet janë gjithmonë në zhvillim dhe ndonjëherë kanë kuptim e herë të tjera, jo. Trendet që konsistojnë në shkatërrimin e një ideje të caktuara, apo ndryshimin e një perceptimi të gjatë janë lloji më i mirë i zhvillimit/ndryshimit, pasi përfundojnë gjithnjë, duke sjellë diskutime dhe më shumë liri.

Mesa duket, thonjtë e lyer tek burrat, janë pikërisht një moment i tillë. Trendi në fakt, ka lindur përpara pak vitesh, por ngre gjithnjë debat sikur sapo të kishte dalë.

Një drejtues i një studioje thonjsh, tha për Elle se “e gjitha filloi me Demnca Gvasalia në shfaqjen e Balenciaga-s, disa vjet më parë” dhe shumë djem të famshëm, si Harry Styles, Asap Rocky apo Pete Davidson janë parë me thonjtë e tyre të pikturuar që prej asaj kohe.

Garrett Munce, një shkrimtar për Esquire, na kujton se thonjtë e lyer tek burrat, nuk janë një gjë krejtësisht e re. I kemi parë tek Kurt Cobain apo David Bowie, por atëherë përdorej vetëm ngjyra e zezë ose ngjyra të errëta. Sot, burrat po eksperimentojnë me modelet të ndryshme të artit të thonjve, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik ngjyrës së zezë.

Pse edhe burrat kanë filluar të lyejnë thonjtë

Ideja konsiston në ndryshimin e të menduarit në gjëra absolute: “thonjtë me manikyr, nuk janë vetëm për femra dhe të gjithë meritojnë të argëtohen me ngjyra në jetën e tyre.”

Edhe pse Munce, rekomandon në fakt, që burrat të përdorin ngjyra të zbehta ose të zezën, pasi ato kombinojnë më mirë me veshjet e tyre.

Njerëzit e modës, thonë se edhe pse tendenca u bë e popullarizuar nga të famshmit, nuk do të thotë që edhe njerëzit e thjeshtë nuk mund të veprojnë njësoj si ata, duke theksuar se kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me orientimet e tyre seksuale.

Fedez, është një nga personazhet që eksperimenton më shumë me ngjyrat dhe dizajnet e thonjve:

Pse edhe burrat kanë filluar të lyejnë thonjtë

Në periudha të ndryshme, shumë të famshëm, kanë lyer vetëm një thua me ngjyrë të zezë, ose ngjyra të tjera, përkatësisht si simbol i mbështetjes së grave të dhunuara apo fëmijëve të abuzuar.

Burimi: Fatherly, Elle

Shpërndaje në: