Pse e premtja e datës 13 është e pafat?

Periskopi.com SOK

Sot është e premte, 13 prill, dhe të gjithë ne kemi dëgjuar se kjo shihet si një ditë që sjell fat të keq.

Bestytnia që përcjell datën thuhet të ketë burimin te Darka e Fundit, ku ishin 13 njerëz, Jezu Krishti me 12 dishepujt e tij – një natë para se të kryqëzohej nga ushtarët romakë në të Premten e Mirë.

13-shi kësisoj është i lidhurm e Judë Iscariotin, tradhtarin e Krishtit, dhe merret si i papërsosur krahasuar me 12-shin, që reprezenton numrin e muajve të vitit.

Bashkimi i ditës dhe i datës poashtu mund të gjurmohet te Mbreti Filip IV që arrestoi qindra kalorës templlarë më 13 tetor 1307, ditë e premte.

Kryqtarët katolikë ishin kapur – nën presionin e Papës Klement V – mbi akuzat nga një ish-anëtar i shkishëruar që thoshte se rekrutët e rinj ishin urdhëruar të pështyenin mbi kryq, të mohonin Krishtin dhe të kryenin veprime homoseksuale gjatë ceremonive fillestare.

Pretendimet – meqë u gjetën krejt të pambështetura – i shërbyen si pretekst Filipit IV që të persekutonte këta njerëz dhe të mos iu shlyente borxhin që iu kishte për luftën me Anglinë.

Thuhet se kalorësit që u dogjën në turrë të druve në Paris, e mallkuan ditën dhe datën për secilin dhe për gjithë kohën.

Më 2018-n do të kemi dy herë të premte më datën 13. Një është në prill, pra sot, dhe një tjetër do të jetë në korrik. Frika iracionale për ditën njihet si: “paraskevidekatriaphobia”.

Në vendet spanjisht-folëse dhe në Greqi, është e marta e datës 13 ajo që i frikëson njerëzit. Në Itali, është e premtja e datës 17.

Të tjerë indikatorë të fatit të keq përfshijnë macen e keqe që iu kalon rrugën, thyerja e pasqyres, e të tjera. /Periskopi