“Pse e ke publikuar lajmin ku PDK kritikon Qeverinë…” – Redaktori i RTK-së tregon për presionin që bëhet në televizionin publik nga Rilind Gërvalla
Jeton Musliu, redaktor i lajmeve qendrore në RTK, me një postim të gjatë në rrjete sociale, ka treguar për presionet masive në televizionin publik.
Duke treguar rastet, ai përmend emrin e drejtorit të televizionit, Rilind Gërvallën – ish-anëtar i LVV’së – duke thënë se ndërhyrja e tij ka qenë direkte.
Musliu ndër rastet kur i është bërë presion, përmend edhe rastin kur në tri-vjetorin e Qeverisë Kurti, i është kërkuar llogari se pse është transmetuar kritika e Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit në lajme.
“-Për videon për lajmin për kritikën që kryetari i PDK-së, ka pasur në trevjetorin e Qeverisë të publikuar në Facebook, për të cilin kam marrë edhe vërejtje me shkrim nga U.d Kryeredaktorja Berbatovci, përse e kam publikuar, apo përse nuk e kam hequr z. Gërvalla nga video e publikuar nga PDK, apo përse nuk i kam kontaktuar të gjitha ata persona që shihen në video, ndonëse publikime të tilla bëhen vazhdimisht”, shkruan ndër të tjera, redaktori i lajmeve qëndrore të RTK-së, Jeton Musliu.
Lexo të plotë: