Pse dushi i ftohtë është mrekulli për lëkurën
Dushin e ftohtë rrallë e herë e mendojmë si opsion, por do ta shihni me tjetër sy pas këtij artikulli. Dushi i ftohtë do të ndihmonte në rritjen e energjisë dhe jo vetëm. Të lahesh me pak ujë të ftohtë apo të vakët vjen me shumë përfitime për lëkurën. Cilat janë ato, i gjeni më poshtë:
1. I jep lëkurës shkëlqim
Një shpëlarje në fund të dushit me ujë paksa të ftohtë e ndihmon fytyrën të qëndrojë e re dhe e freskët për shumë kohë.
2. Parandalon plakjen e lëkurës
Uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor dhe trupi çliron hormone dhe kimikate që luftojnë stresin, faktor shumë i rëndësishëm në plakjen e parakohshme.
3. Zvogëlon poret
Uji i ftohtë/vakët minimizon poret. I jep fytyrës freski dhe ka tendencë ta zbardhë lëkurën, ndryshe nga i nxehti që e lë paksa të fryrë ose të kuqe.
4. Parandalon problemet e lëkurës që lidhen me stresin
Me rritjen e “hormonit të lumturisë”, ulet niveli i stresit dhe rrjedhimisht çdo akne apo shenjë tjetër në lëkurë zhduket.