Pse duhet t’i lëshoni gazrat gjatë stërvitjes, sipas një mjeku!

Pse duhet t’i lëshoni gazrat gjatë stërvitjes, sipas një mjeku!

Edhe pse mund t’i frikësoheni sikletit që gazrat të jenë të zhurmshëm apo me erë të pakëndshme, mbajtja e tyre vetëm sa do ta bëjë më të vështirë që të stërviteni në mënyrë efikase dhe të performoni sa më mirë. Nëse thjesht i lini të shkojnë, do t’i bënit një nder zorrëve tuaja. Përndryshe, mund të hasni në dhimbje barku apo ngërçe të muskujve.

Pse gazrat vijnë pikërisht kur stërviteni?

Nuk jeni vetëm nëse ju ngërthejnë gazrat gjatë stërvitjes. Ato janë nënprodukte të tretjes normale dhe janë kryesisht gazra me bazë metani dhe karboni. Kur ushtrohemi, muskujt tanë të barkut tkurren, duke “shtrydhur” zorrën e trashë.

Kur gazi qëndron në zorrën tuaj, mund të sjellë fryrje të barkut dhe një stomak që ndihet i rëndë.

Dhe sigurisht, nëse keni ndjeshmëri të zorrëve, një gjendje gastrointestinale ose intolerancë ushqimore si intoleranca ndaj laktozës, shanset tuaja për të pasur gazra dhe siklet në stomak gjatë stërvitjes janë më të larta. Konsumi i ushqimeve bazë, lehtësisht të tretshme, si një banane, granola ose pak mjaltë si lëndë djegëse para stërvitjes mund t’ju ndihmojë.

Pse është keq t’i mbani gazrat?

Mbajtja e gazrave për një kohë të gjatë bën që dhimja të përkeqësohet dhe zgjatet. Ashtu si një tullumbace që po shtrydhet nga njëra anë, presioni rritet dhe shtrin receptorët e dhimbjes në zorrën e trashë.

Si të përballeni me sikletin që e shoqëron këtë veprim në palestër, për shembull?

Një nga zgjidhjet më të zakonshme do ishte të dilni për pak nga dhoma ose të shkoni në tualet.

Kultura e palestrës priret të jetë shumë e kapur me imazhin, por e vërteta është se gazrat janë diçka e natyrshme dhe ndoshta ka ardhur koha që këtë ta normalizojmë. Është një produkt natyral i të ngrënit.

Për më tepër, lëshimi i gazrave do t’ju ndihmojë të kaloni dhe të maksimizoni pjesën tjetër të stërvitjes tuaj – pa dhimbje dhe me një mendje të qetë.

Burimi: Well & Good

Shpërndaje në: