Pse duhet të vrapojmë në plazh?

Pse duhet të vrapojmë në plazh?

Jemi në fillim të sezonës së verës dhe tani është koha kur shumë nga ne frekuentojnë plazhet e ndryshme për pushime, mirëpo përderisa jeni duke pushuar, plazhi është një mundësi e mirë që ta shfrytëzoni edhe për vrapim, sidomos për ju gra dhe vajza që doni të keni një trup në formë dhe të shëndetshëm.

Koha më e përshtatshme preferohet të jetë mëngjesi i hershëm apo në mbrëmje pas perëndimit të diellit./periskopi.com

Pse është mirë të vrapojmë në plazh?

1. Nuk është njësoj vrapi i pistës me atë të rërës.
Sipas Dr Thierry M. Lejeune në “St. Luke’s University Clinics” në Belgjikë të vraposh në rërë kërkon 1.6 herë më shumë energji sesa vrapi në pistë. Kjo përkthehet në më shumë kalori të djegura dhe një tonifikim trupi në një kohë më të shkurtër. Vrapi në plazh ofron një stërvitje më të plotë në një kohe me të shkurtër.

2. Vrapi në rërë nuk lëndon nyjet dhe artikulacionet
Vrapi në kushtet normale shpesh herë shkakton lëndime në nyje dhe gjunjë, por një nga përfitimet e vrapit në plazh ka të bëjë pikërisht me relaksimin e artikulacioneve. Duke qenë se terreni në plazh është më i butë takimi i këmbëve me tokën shoqërohet me më pak dhimbje.
3. Vrapimi në rërë përmirëson ekuilibrin tuaj.
Këtu janë disa këshilla:
Vraponi në rërë të lagësht
Vishni gjithnjë atlete të përshtatshme
Lyhuni me krem mbrojtës

Shpërndaje në: