Pse duhet që amerikanët ta votojnë Hillary Clintonin?
Në çdo vit zgjedhor normal, ne do të krahasonim dy kandidatët presidencialë në të gjitha aspektet veç e veç. Por ky nuk është vit zgjedhor normal. Një krahasim i ngjashëm do të ishte praktikë boshe në një garë ku një kandidat – zgjedhja jonë, Hillary Clinton – ka të dhëna shërbimi dhe ide pragmatike, dhe tjetri, Donald Trump, nuk ofron asgjë konkrete për veten ose për planet e tij, beson kolegjiumi i gazetës. (Zoti Trump besojmë se është kandidati më i keq në historinë moderne amerikane.)
Por kjo mbështetje do të ishte praktikë boshe nëse do të afirmonte vetëm përkrahësit e zonjës Clinton. Andaj ne kemi vendosur që t’i bindim ata që hezitojnë ta votojnë zonjën Clinton – sepse ju po hezitoni të votoni një demokrat, ose një tjetër Clinton, ose një kandidate që mund të duket përciptazi se nuk ofron asgjë të re për ndryshimin e establishmentit, që duket se është indiferente ndaj një sistemi politik që duket se është thyer.
Por edhe të mbështetni kandidatin rival nuk është se do të ishte argument i mjaftueshëm. Kur vjen fjala te vlerat e Hillary Clintonit, nuk mjafton ta përkrahni vetëm pse ajo nuk është Donald Trump.
Por në vend të kësaj duhet të mendoni për sfidat që i kanë dalë përpara vendit, dhe zonja Clinton ka kapacitetin për t’i përballur.
Presidenti i ri do ta marrë zyrën presidenciale të sulmuar prej lëvizjeve tribaliste dhe krerëve të tyre që mezi presin të marshojnë. Në Lindje të Mesme dhe anembanë Azisë, në Rusi dhe Europën Lindore, madje edhe në Britani dhe Shtete të Bashkuara, lufta, terrorizmi dhe presioni i globalizimit po gërryejnë vlerat e demokracisë, duke dobësuar aleancat dhe sfiduar idetë e tolerancës dhe të bamirësisë.
Fushata e vitit 2016 ka nxjerrë në sipërfaqe dëshpërimin dhe zemërimin e të varfërve dhe shtresës së mesme, të amerikanëve që thonë se qeveria e tyre ka bërë pak për lehtësimin e barrës së tyre për shkak të recesionit, ndryshimit teknologjik, konkurrencës së huaj, si dhe lufta ka mbërritur me pasoja në familjet e tyre.
Për më shumë se dyzetë vjet në shërbim të publikut, zonja Clinton ka studiuar këto forca dhe ka peshuar kundërpërgjigje ndaj këtyre problemeve. Mbështetja jonë është e rrënjosur në respektin për intelektin, përvojën, vendosmërinë dhe guximin e dëshmuar gjatë një karriere të tërë pothuajse përherë në shërbim të publikut, shpesh edhe si femra e parë dhe e vetme në arenë.
Puna e zonjës Clinton është dalluar prej sukseseve të saj në rritje në momente që kanë qenë transformuese. Si kandidate, ajo ka luftuar kundër një pakoje propozimesh populiste. Dhe kjo është mangësi në fushatën e saj që duhej të merrej me ide të mëdha të rivalit, që shpesh nuk përkojnë me realitetin. Ajo po lufton që në shoqërinë amerikane të kthehet besimi që secili të besojë se mund të ketë një mundësi me ngritje ekonomike dhe që të sigurohet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbesin forcë morale për të mirën në një botë që shpesh është brutale.
Zonja Clinton ka pasur në disa raste disa hapa të gabuar, kombinuar me sulmin kundër saj për mungesë vërtetësie në të thënat e saj, duke ndikuar negativisht në karakterin e saj. Ajo është një prej politikaneve më të vendosura të gjeneratës së saj, gatishmëria e së cilës për të studiuar dhe korrektuar kursin e saj, ka qenë shprehi e rrallë në një epokë të qëndrimeve ekstreme partizane.
Gjatë tetë viteve në Senat dhe katër vite si sekretare Shteti, ka krijuar reputacionin e politikanes që e do partneritetin. Ajo ka ndjekur diplomaci dhe politikë të jashtme të bashkëpunimit, duke dëgjuar të gjithë hisedarët dhe kolegët, gjë që po ndodh rrallë në kryeqytetin amerikan.
Të dhënat e zonjës Clinton në shërbim të fëmijëve, grave e familjeve janë ato që e shquajnë rininë e saj. Një prej veprimeve më të shquara si zonjë e parë, ishte fjalimi i saj më 1995 në Pekin, kur deklaroi se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Pas një përpjekje të dështuar për të ngritur zërin në mbrojtje të sistemit të kujdesit shëndetësor, ajo mori mbështetjen për Programin e sigurimeve shëndetësore, prej të cilit përfitojnë më shumë se tetë milionë persona me të ardhura të ulëta. Sivjet ka dalë në protestë me gratë që kundërshtojnë politikën aktuale të mbajtjes së armëve në mesin e amerikanëve, duke kërkuar kufizim të mundësive për të blerë armë.
Pasi kundërshtoi politikën e dhënies së patentë shoferëve emigrantëve ilegalë në fushatën e vitit 2008, tani po kërkon që të ketë politikë gjithëpërfshirëse të emigrantëve si presidente dhe të përdorë fuqinë ekzekutive për të mbrojtur njerëzit që nuk kanë dokumente ligjore banimi, duke kundërshtuar deportimin dhe arrestimin brutal. Dikush mund të vlerësojë se ky ndryshim i qasjes është oportunist, por ne besojmë për këtë ndryshim në kohën e duhur.
Zonja Clinton dhe ekipi i saj kanë nxjerrë propozime konkrete të hollësishme për krimin, policinë dhe raportet racore, studimet falas dhe nismat për biznese të vogla, ndryshimin klimatik. Prej shumicës së këtyre propozimeve do të përfitonin ata që do të paguanin për to, e nuk do të ngeleshin si mundësi përfitimi vetëm për amerikanët e kamur. Do të vareshin edhe prej miratimit në Kongres.
Kjo do të thotë se për të fuqizuar agjendën e saj, Clintonit do t’i duhej terren i përbashkët me Partinë Republikane, qëllimi unifikues i së cilës në Kongres synon diskreditimin e saj. Pavarësisht telasheve të saj politike, ajo ka treguar kapacitet të pazakonshëm për të shkuar përtej dallimeve.
Kur Clintoni ishte betuar si senatore nga qyteti njujorkez më 2001, krerët republikanë e kishin paralajmëruar se kolegët e saj rivalë nuk do të linin gjë pa bërë që të mos ta lejonin t’ua merrte anën. Megjithatë, si anëtare e Komitetit të Forcave të Armatosura, fitoi respektin e republikanëve, si të senatorit John McCain, me vendosmërinë e saj për t’u marrë me çështje ushtarake.
Arritjet e saj më jetëgjata si senatore përfshijnë një fond federal për monitorimin afatgjatë të shëndetit të anëtarëve të ekipit të shpëtimit të 11 shtatorit, zgjerimin e përfitimeve ushtarake për mbulimin e shpenzimeve të rezervistëve dhe Gardës Kombëtare, dhe një ligj që u kërkon kompanive të ilaçeve të përmirësojnë sigurinë e ilaçeve për fëmijë.
Pa rënë fort në sy, luftoi për para për fermerët, spitalet, bizneset e vogla dhe pjektet e ambientit. Vota e saj në favor të luftës në Irak është njollë e zezë, por që është vlerë e saj, ajo vendosi ta shpjegonte pse kishte menduar ashtu, sesa të mundohej të rishkruante historinë.
Si sekretare Shteti, zonja Clinton ishte ngarkuar me përmirësimin e kredibilitetit amerikan pas tetë vitesh të unilateralizmit të administratës së Bushit. Ajo bart një hise të përgjegjësisë për dështimet e politikës së jashtme të Obamas. Ajo i priu përpjekjeve për fuqizimin e sanksioneve kundër Iranit, duke e nxitur çështjen të përfundonte në tavolinën e bisedimeve për programin bërthamor iranian, dhe më 2012, ndihmoi me ndërmjetësim për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe «Hamasit».
Zonja Clinton iu priu përpjekjeve për ringjalljen e raporteve diplomatike me Birmaninë, duke bindur juntën birmane të zbatonte reforma politike. Ndihmoi në promovim të Partneritetit Transatlantik, një përpjekje e rëndësishme për tregtinë e rëndësishme me Kinën, dhe që shihej si pjesë që shkonte përtej politikës së Obamas që Azinë e ka në fokus kryesor të politikës së jashtme. Përpjekja e Clintonit për qasje të re raportesh pozitive me Rusinë nuk ishte krejtësisht e suksesshme, por ishte përpjekje e ndjeshme për përmirësim të raporteve me rivalen bërthamore.
Clintoni e ka dëshmuar veten si realiste që beson se Amerika nuk mund të tërhiqet thjesht përtej oqeaneve dhe mureve, por duhet të angazhohen me vendosmëri në botë për mbrojtjen e interesave të saj dhe të dëshmohet se përnjëmend u beson vlerave të saj, që përfshijnë në mesin e shumë gjërave edhe luftimin e varfërisë dhe shtypjes.
Burri i zonjës Clinton, Bill Clinton, qeverisi gjatë kohës që prej tash duket se ishte epokë optimiste. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe përparimi i teknologjisë dhe tregtisë duket se po zgjonin mundësitë e botës dhe se demonët po mbeteshin në hije. Dhe shumë njerëz të administratës dhe mediave mbase atëherë nuk e kishin vërejtur për shkak të ndryshimit të madh pozitiv se rreziku nga terrorizmi ishte në ngritje. Po jetojmë tani në një kohë të kërcënimit dhe pasojave të tij, transmeton lapsi.al.
Zonja Clinton e ka kuptuar gjatë punës së saj se mësimet nxirren prej kohërave të vështira. Ajo i ka studiuar këto gjatë shërbimit që i ka bërë vendit gjatë qeverisjes së tre presidentëve. Por ka bërë edhe gabime, si ai i përdorimit të emailit privat sa po përdorte serverin e Departamentit të Shtetit. Ky ishte rast që e dëmtoi. Tani duke vlerësuar të gjitha sfidat që do t’i dalin para vetes presidentit të ri, gabimi i emailit duket se mund t’i shërbejë si leksion i mirë. Zoti Trump do të vazhdojë me shfaqjet e tij të përmasave të reality-show, mbase siç do të veprojë edhe të hënë.