Pse duhet ta pini çajin e frutave të pyllit?
Frutat e pyllit janë unike në shije dhe vlera, por bashkimi i tyre, si gjithmonë sjell fuqinë maksimale për organizmin.
Frutat e pyllit janë të pasura me flavonoidë, një ndër antioksidantët më të fuqishëm që ekzistojnë.
Ato gjenden me shumicë në frutat e pyllit dhe janë përgjegjëse për pigmentin e zjarrtë të së kuqes, vjollcës ose blusë që karakterizon këto fruta.
Studimet kanë zbuluar lidhje të forta mes flavonoidëve që gjenden tek boronicat me uljen e ndjeshme të rrezikut që i kanoset organizmit nga radikalet e lira.
Flavonoidët e ndihmojnë organizmin të jetë më i mbrojtur ndaj sëmundjeve. Ato neutralizojnë radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat e shëndetshme.
Prodhimi i këtyre substancave të rrezikshme shtohet kur ne ekspozohemi ndaj ndotjes, rrezatimeve, tymit të duhanit dhe pesticideve.
Fitoushqyesit që gjenden tek kokrrat e pyllit përmirësojnë komunikimin mes qelizave të trurit, një proçes që me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me fibër, por frutat e pyllit janë të veçanta.
Pektina, lloji kryesor i fibrës që përmbajnë këto fruta është e tretshme. Ajo ngadalëson tretjen duke ju ndihmuar të qëndroni të ngopur për shumë kohë.
Frutat e pyllit janë një burim i mirë i vitaminës C, edhe ajo një antioksidant i fuqishëm dhe i dobishëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit dhe shërimin e plagëve.
Frutat e pyllit janë të pasura me folat, ose siç njihet ndryshe vitamina B9 që gjendet natyralisht tek frutat, veçanërisht tek luleshtrydhet.
Nivelet e larta të homocisteinës, aminoacidit që dëmton enët e gjakut, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Folati është një nga armiqtë kryesorë të saj.
Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë në tensionin e lartë të gjakut. Ato zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij duke ulur në të njëjtën kohë tensionin.
Frutat e pyllit përmbajnë fruktozë, një sheqer natyral që mbetabolizohet pa nevojën e insulinës. Frutat e pyllit janë ideale për rënien në peshë, sepse ato përmbajnë pak kalori dhe aspak yndyrna. /Periskopi/