Pse disa femra nuk sëmuren kurrë?
- Kanë kohë të caktuar të gjumit
Studimet tregojnë se personat që bëjnë 8 orë gjumë në natë kanë tre herë më pak gjasa të ftohen, në krahasim me personat që bëjnë gjumë më pak se 7 orë. Arsyeja qëndron në atë se gjatë gjumit trupi juaj rigjenerohet dhe i rregullon hormonet e stresit që mund të ju bëjnë më të prirur për infeksione.
- Hanë ushqim të llojllojshëm
Të ushqyerit me ushqime të pasura me antioksidantë si patatet e ëmbla (beta-karotinë), agrume dhe speca( vitaminë C), bajame (vitaminë E) dhe rrush të kuq (resveratrol) i rigjeneron qelizat e dëmtuara në luftën kundër baktereve dhe mikrobeve.
- Kujdesen për lukthin
Çdo ditë sjellim diçka nga jashtë brenda organizmit tonë, edhepse shumica e baktereve dhe mikrobeve janë të padëmshme, disa prej tyre mund të shkaktojnë sëmundje. Në këtë rast lukthi juaj futet në aksion, bakteria e mirë e përforcon sistemin imunitar andaj duhet të merrni ushqime me probiotikë apo suplemente.
- Pastrojnë duart rregullisht
Nuk çmendeni pas pastrimit të duarve mirëpo e zvogëloni rrezikun e sëmundjeve nëse i pastroni ato para se të hani, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas përdorimit të tualetit si dhe pas teshtitjes dhe kollitjes.
- Përqafohen
Nëse keni probleme në shtëpi apo punë, dilni me ndonjë mikeshë. Njerëzit me përkrahje sociale, kur ballafaqohen me stres, kanë gjasa më pak për sëmundje pasiqë përqafimi e përforcon sistemin imunitar./femra.net/