Pse dështoi realizimi i projektit Banka Botërore-Qeveri për sigurinë e ujit dhe mbrojtjes së kanalit?

Pse dështoi realizimi i projektit Banka Botërore-Qeveri për sigurinë e ujit dhe mbrojtjes së kanalit?

Shkruan: Shenoll Muharremi

Pse Dështoi Realizimi i Projektit Banka Botërore-Qeveri për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjes së Kanalit?

Mbrëmë dhe sot pas sulmit ndaj infrastrukturës tonë kritike të ujit (dhe energjisë) u ngritën shqetësime të mëdha për enegjinë, ujin dhe ekonominë. Më herët, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës kishin një projekt strategjik “Projekti i Sigurisë së Ujit dhe Mbrojtjes së Kanalit”. Realizimi i këtij projekti do të kishte garantuar që incidente të tilla të mos rrezikonin furnizimin me ujë dhe funksionimin e energjisë dhe ekonomisë sonë.

Ky projekt kishte një bazë të fortë: studime fizibiliteti, vlerësime ekonomike dhe mjedisore të mbështetura nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Çfarë ndodhi? Pse nuk u bë realitet një projekt kaq i rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin tonë? A është lënë në harresë? Apo mosmarrëveshjet politike janë pengesë?

Kanali i Ibër-Lepencit është një ndër shtyllat kryesore për ekonominë e Kosovës – nga furnizimi me ujë të pijshëm, energji e deri tek rëndësia për bujqësi dhe industri. Kjo lidhet me sigurinë kombtare gjithashtu. Sot ndoshat është një moment i mirë, jo vetëm të mësojmë nga eksperiencat e kaluara, por gjithashtu të kërkojmë llogari dhe të sigurohemi që projektet strategjike të mos mbeten vetëm në letra.

Shpërndaje në: