Pse cikli menstrual mund sjellë depresion të rëndë tek gratë?
Këto raportime vijnë sipas një studimi të fundit, të bërë nga një ekspert i gjinekologjisë, Dr.Nick Panay.
Studimi është bërë në Imperial College në Londër, e sipas Dr.Panay, kjo gjendje mund të bëhet problematike pasi gratë mund të përjetojnë halucinacione, depresion apo psikozë, e kjo gjë nuk po merret dhe shumë seriozisht nga profesionistët mjekësor.
Dr. Panay ka sqaruar se çrregullimet menstruale me të cilat shkaktohen dhimbje të forta shpine dhe barku, sjellin ndryshime hormonale tek gratë të cilat kanë dobësi gjenetike.
Gjendja e tillë çon në simptoma shqetësuese psikologjike dhe fizike.
Simptomat psikologjike të tilla si ndryshimet humor, nervozizëm dhe humbje të besimit janë veçanërisht shqetësuese, duke çuar në vështirësi në funksionimin në marrëdhëniet personale, shoqërore dhe profesionale ka përfundaur gjinekologu Nick Panay, përcjellë Klan Kosova.