Pse çiftet shtojnë në peshë pas martesës?

Pse çiftet shtojnë në peshë pas martesës?

Fillimi i jetës martesore, sikurse edhe fundi i saj, njësoj mund të ndikojnë në rritjen e peshës trupore. Kështu tregojnë rezultatet e një studimi të Shoqatës sociologjike amerikane.
Shtimi në peshë më së shumti ndodh në dy vitet e para të martesës, gjegjësisht ndarjes, ndërsa më të prira për trashje janë nuset.

Hulumtuesit kanë kryer një studim duke i përcjellë njerëzit nga viti 1986 deri në vitin 2010, ndërsa qëllimi i studimit ka qenë përcjellja e indeksit të peshës së tyre trupore dhe statusit martesor.

Rezultatet kanë treguar se shtimi në peshë është i lidhur edhe me fillimin e martesës edhe me ndarjen, ndërsa në veçanti është i shprehur te femrat. Kjo zakonisht ndodh për shkak të moskujdesit të çiftit për pamjen e tyre fizike dhe anashkalimit të ushtrimeve fizike, si dhe për shkak të ngrënies së ushqimeve në mënyrë të parregullt për shkak të obligimeve të shumta, e sidomos për çiftet të cilat kanë fëmijë.

Shpërndaje në: