Pse burrat mund ta kenë të vështirë t’i dëgjojnë gratë
Pavarësisht nëse është një i dashur, një vëlla ose një mik, ne të gjithë njohim një djalë që është një “dëgjues i keq”. Dhe jo, nuk është për shkak se ata janë mërzitur.
Në të vërtetë ka studime që tregojnë se ka disa arsye pse burrat mund të kenë “probleme” në këtë fushë. Duket se në shumë raste, truri i burrave thjesht e dëgjon ndryshe zërin e gruaje.
Më poshtë, gjeni disa fakte që lidhen me trurin mashkullor dhe aftësitë e tyre dëgjuese:
Zërat femërorë e bëjnë trupin e burrave të punojë më shumë
Një studim zbulon se burrat reagojnë ndryshe ndaj zërave femërorë. Burrat kanë më pak aktivitet në disa pjesë të trurit të tyre kur burra të tjerë flasin.
Në fakt, truri i burrave duhej të punonte më shumë për të “deshifruar” dhe kuptuar se çfarë po thoshin gratë. Kjo do të thotë që burrat mund ta kenë më të vështirë të kuptojnë çfarë gratë përpiqen të thonë.
Zërat e grave janë më kompleksë
Diferenca midis zërave të grave dhe burrave është thelbësore në këtë aspekt:
Kur gratë flasin, ato përdorin shumë më shumë tinguj sesa burrat dhe kanë tendencë të flasin në një mënyrë më melodike. Këta 2 faktorë mund ta bëjnë të ndërlikuar që truri i burrave të kuptojë shpejt se çfarë thonë gratë, pasi ka më shumë për të deshifruar.
Një mit: Gratë flasin më shumë!
Stereotipi që gratë flasin më shumë sesa burrat është një mit urban, sipas një studimi. Në fakt, duket se burrat dhe gratë flasin afërsisht të njëjtën sasi dhe konteksti është po aq i rëndësishëm. Studimi tregoi se në disa rrethana, burrat flisnin më shumë se gratë, dhe në të tjera, gratë më shumë se burrat. Kështu që ndoshta është koha ta lëmë të shkojë këtë stereotip.
Burimi: Frontiers in Neuroscience, Bright Side