Pse Britania e Madhe vendosi të largohej nga BE-ja? Pasojat e këtij vendimi? Një përgjigjje e shkurtër
Në vitin 2017 Britania e Madhe edhe praktikisht do të fillojë largimin e saj nga BE-ja, pjesë e së cilës ishte prej vitit 1973.
Ish-kryeministri Cameron ankohej se BE-ja po qiste shumë kufizime për ligjvënësit britanikë. Disa kritikë madje mendonin se Britania e Madhe do të detyrohej të braktiste valutën e saj, Funtën, për të futur në qarkullim Euron – e cila historikisht ishte më e dobët se e para.
Të gjitha vendet e BE-së janë të detyruara që brenda vitit 2020 ta vënë në qarkullim Euron. Këtë detyrim, mendohet se nuk ka mundur ta shmangë as Britania.
Shumë njerëz brengosen se Euro jo vetëm që është jostabile, por edhe e paaftë t’i shpëtojë ndikimit të keq të vendeve në krizë, si Greqia ose Portugalia.
Britania e Madhe ishte tepër e shqetësuar poashtu edhe lidhur me kufizimet që i shtronte BE-ja në ligjin për imigracionin.
BE-ja kërkonte që migrantëve, secili vend t’ju siguronte punësim dhe benefite tjera. Por Qeveria britanike ka kërkuar vazhdimisht të ndryshonte këto ligje. Disa grupe konservative mendonin se Europa po e mashtronte Qeverinë Britanike dhe se politikbërësit e kishin humbur kontrollin për tregun, të drejtat e njeriut dhe migracionin.
Ligji i BE-së vihej mbi ligjin e Britanisë së Madhe. Aktivistët Anti-BE besonin se rregullat e BE-së binin ndesh me interesat britanike.
Dhe a ndikoi për mirë, ky largim? Është e qartë: Jo.
Disa analistë mendojnë se Britania mund t’ju bashkohet Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit në një treg të tyre të përbashkët.
Shumë rregulla tregtare do të mbesin të njëjta, pa imponuar tarifa të njëjta eksporti dhe importi si vendet që s’janë në BE.
Sidoqoftë, problem i madh do të ishte lëvizja e lirë e punës (punëtorëve), që është e garantuar me marrëveshjen e EEA. Poashtu do të ngadalësohen investimet në Britani – e cila nuk do të shihet më si një port hyrës për në tregun europjan.
Poashtu, edhe BE-ja ka humbur shumë nga pushteti i saj sepse një vend i fortë ekonomikisht dhe politikisht e ka braktisur.
Londra është qendra më e rëndësishme financiare në Europë. Dhe meqë rregullat e tregut të BE-së nuk do të aplikohen më, pritet të vendosen të tjera rregulla. Shumë ekonomistë mendojnë se kjo do ta dëmtoj tepër shumë, si ekonominë e Britanisë ashtu edhe atë të BE-së.
FMN-ja ka dhënë një skenar, sipas së cilit, Britania e Madhe do të pësoj recension në vitin 2017 dhe papunësia do të shkoj deri në 7%.
Britania poashtu rrezikon të mbetet pa Skocinë, e cila, siç u pa nga rezultatet, kishte votuar me shumicë, për mbetjen në BE.
Si mund të votonin Britanikët një gjë kaq negative?
Asnjë sondazh nuk kishte parashikuar se kjo do të ndodhte. Mendohej se Britania do ta kalonte edhe këtë referendum dhe do t’i fashiste pakënaqësitë. Por kjo nuk ndodhi – ani pse, të dy liderët e partive më të mëdha, Cameron e Corbyn iu bënë thirrje britanikëve që të votonin për qëndrim.
Liam nga Manchesteri (24) thotë se është thyer aq shumë nga rezultatet e votimit saqë ndihet sikur një pjesë e identitetit të tij kombëtar nuk i përket më. Dhe siç treguan rezultatet, kishte një ndarje në moshë midis votuesve: shumica e njerëzve në moshë votuan për largim ndërsa shumica e të rinjëve votuan për mbetje në BE.
Cila ka menduar më shumë për të ardhmen, është e qartë. Por ndodhi e keqja. Dhe tashmë Europës i duhet të përballet me të.