“Pse aq e kam hundën unë”, Beatrixa i kapet sërish Donaldit
Donaldi i ka bërë së fundmi një portret Beatrixit.
Beatrixi ka ndenjur në profil dhe ai ka marrë lapsin dhe e ka pikturuar. Mirëpo, duket se këngëtarja nuk është e kënaqur me portretin.
Ajo i është ankuar Donaldit se ia ka vizatuar hundën më të madhe sesa e ka.
“Pse aq e kam hundën unë”, ka thënë ajo.
Donaldi e ka lënë atë në dhomën e grimit dhe nuk është marrë më me pikturën.
Ndërkaq kjo nuk është përplasja e parë e çiftit gjatë këtyre ditëve.
Beatrixa para pak ditësh i është ankuar Donaldit se gjërat e bukura i ndan me banorët tjerë, por jo edhe me të.
Duket se tashmë kanë nisur mospajtimet e para ndërmjet çiftit të famshëm të BBV’së.