Pse antisemitët e Amerikës kanë të drejtë të urrejnë hebrenjtë por ende deklarohen se e admirojnë Izraelin  

Pse antisemitët e Amerikës kanë të drejtë të urrejnë hebrenjtë por ende deklarohen se e admirojnë Izraelin  

Vjehrra ime sapo ka mbërritur nga Izraeli, ku ishte për pushime verore. Së bashku u ulëm të shikonim tenxheret dhe gotat e bukura që i kishte bërë gati për ne. Biseduam se si janë gjërat në Tel Aviv – njerëzit, koha, restorantet e reja etj. Shumë shpejt kaluam në politikë. Këtu ndryshoi disponimi. Vend i mrekullueshëm Izraeli. Politikë e tmerrshme.  

Kryeministri Benjamin Netanjahu organizoi një tubim me mbështetësit e tij javën e kaluar. Përballë akuzave në rritje për korrupsion, ai goditi mediat dhe elitën liberale, të cilët tha ai dëshirojnë ta shkarkojnë atë. “Lajme të pavërteta” i quajti ai, në lidhje me mediat dhe elitat liberale të cilat janë duke tentuar ta shkarkojnë ata për shkak të korrupsionit.

Këtu qëndrojnë ngjajshmëritë ndërmjet Netanjahut dhe Donald Trump, është e vështirë të dihet se kush po e kopjon kënd. Netanjahu qëllimisht e luan këtë afërsi që ka me Trump. Kjo është arsyeja pse ngjarjet në Chrlottesville, dhe dënimet gjysmake të Trump’it për fashizmin amerikan, i kanë dhënë kryeministrit izraelit një kokëçarje politike. Dënojnë Trump’in duke e bërë që t’i rrezikojë armiqësin me “shpirtin binjak” në aspektin poltik.  Të mos dënuarit e Trump’it bën që ai të paraqitet si i butë ndaj neo-nazizmit.

Shumica e poltikanëve izraelitë e kuptuan drejt. Duke reaguar në linjën e Trump’it se “ekzistojnë dy anë të çdo storie”, Yair Lapid insiton: “Nuk ka dy anë. Kur neo-nazistët marshuan në Charlottesville me sllogane antisemitiste kundër çifutëve dhe për dominim të racës së bardhë, dënimi është i qartë.” Por, Netanjahut iu deshën tri ditë të lëshonte një “tweet” në gjuhën angleze për dënim të neo-nazistëve. A ishte me të vërtetë aq e vështirë për një kryeministër izraelit që të dënonte nazizmin?

Një problem për të drejtën izraelite është që ka shumë pak, veçanërisht në skajet e jashtme të politikës së djathtë në SHBA, që nuk kujdesen dhe aq për hebrejtë por, presin të admirojnë dhe mbështesin Izraelin për shkak të angazhimit të saj për të mbajtur shumicën racës së vet brenda kufijve të saj.

Duke folur për kanalin e lajmeve izraelite të mërkurën, Richard Spencer, një nga liderët e takimit të Charlottesville, dha një shembull të habitshëm të kësaj filozofie “antisemite për Izraelin”. “Herbrejtë janë tepër të përfaqësuar në atë që ju do ta quanit ‘establishment’ dhe njerëzit e racës së bardhë po dëbohen nga ky vend”, tha ai për SHBA’të.

Dhe vazhdoi: “Një qytetar izraelit, dikush që ka ndjenjë për kombin dhe popullin, dhe për historinë dhe përvojën e popullit hebrej, duhet ta respektoni dikë si unë që ka ndjenja analoge për të bardhët. Mund të thoni që jam një Zionist i bardhë – në kuptimin që kujdesem për njerëzit e mi, dua që ne të kemi një vend të sigurtë për ne dhe veten tonë. Sikurse ju që dëshironi një vend të sigurt në Izrael.”

Richard Spencer është njeriu që thirri “Heil Trump” gjatë tubimit në Uashington. Ndjekësit e tij u përgjigjën me përshëndetje naziste. Lavdërimi nga një njeri i zhytur në llojin më të keq të antisemitizmit duhet të nxisë në kërkimin e shpirtit politik të Izraelit. Këta nuk janë admiruesit që ata do të donin.

Më shokuese është që disa e pranojnë se Spencer dhe të ngjajshmit me të kanë arsye të gjejnë të përbashkëta me disa nga skajet e jashtme të politikës së Izraelit. Ashtu si ish-kryeministri Ehud Barak tha për rastin e Charlottesville: “Nuk mund të thoni që nuk i shihni gjërat këtu që kanë ngjashmëri të caktuar – kur shikoni demonstratat e Lehava’s apo aktivitetin e La Familia’s, apo përçartjet kundër gazetarëve që mbulojnë hetimet për Netanjahun.”

Lehava është një akronim hebraik për “Parandalim të Asimilimit në Tokën e Shenjtë”. Është veçanërisht kundër martesave të përziera (si puna ime) ndërmjet hebrejve izraelitë dhe jo-izraelitë. Gjitha është për çlirimin e Izraelit nga Krishterizmi. “La Familia” janë tifozë të klubit futbollistik Beitar Jerusalem.

Para disa muajsh shkova të shihja duke luajtur një ekip izraelito-arab nga Galilee, Bnei Sakhnin – megjithëse fansat e Sakhnini’t nuk u lejuan të hynin në fushë. Megjithatë ata të vendosur në rreshtat e vendeve të zbrazëta përballë thirrnin “Do ta kallim fshatin tuaj”.

Barak ka të drejtë, paralelet që ngrihen me Charlottesville janë nganjëherë të vështira të shmangen. Dhe problemi kudo me këto skajet e jashtme është se ata janë duke u dukur gjithnjë e më shumë periferikë. Frikësuese, apo jo?/Periskopi/

 

Autor: Giles Fraser, ndërsa e përktheu dhe e përshtati Periskopi

Shpërndaje në: