Provokojnë rënd tifozët e Vojvodinës: Po kthehemi në Prizren, Sarajevë e Knin
Tifozët E Vojvodinës ngritën një slogan të turpshëm në të cilin bënë kërcënime dhe referenca për vitet 1990. Ata kërcënuan Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë.
Gjegjësisht, banorët e Novi Sadit thanë se po “kthehen” në Sarajevë, Prizren dhe Knin, e përmendën edhe Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
|Vareni rezolutën në kunj, vitin e ardhshëm do të kthehemi në Sarajevë, Prizren dhe Knin”, thuhet në moton e tifozëve
Ata e ngritën sloganin në ndeshjen kundër Napredekut të luajtur më 25 maj.
Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork miratoi një rezolutë me të cilën shpallet 11 korriku si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Kjo rezolutë dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara, përfshirë përmes sistemeve arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu me qëllim të kujtimit, parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të gjenocidit, dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë krimet e luftës të dënuar , krimet kundër njerëzimit, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë, të gjitha shtetet janë thirrur që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.